Qeveria sonte në orën 19:00 do ta mbajë në Tetovë seancën e 165-të. Para mbajtjes së seancës do të ketë edhe aktivitete të ministrave në terren.
-
Maqedoni 12.11.2019 10:00
-
Maqedoni 12.11.2019 09:03
Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë i vranët me reshje të shiut dhe me erë të kohëpaskohshme të përforcuar juglindore. Reshje më të rrëmbyeshme në shumë vende do të ketë në orët e mbrëmjes dhe të natës. -
Maqedoni 11.11.2019 21:13
Me kërkesë të INTERPOL-it arrestohet një shtetas i Shqipërisë në “Bllacë”
Një shtetas shqiptar mbrëmë në vendkalimin kufitar “Bllacë” është privuar nga liria pasi gjatë një kontrolli të kryer është konstatuar se ndodhet në të evidencën operative me masë “arresto” me kërkesë të Interpolit. -
Maqedoni 11.11.2019 20:47
Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni
Me vendim të KRRE-së, benzina Eurosuper BS-95 shtrenjtohet për një denar, ndërsa Eurosuper BS-98 dhe Eurodizeli shtrenjtohen për gjysmë denari. -
Maqedoni 11.11.2019 20:18
37 aksidente në Shkup, një person ka ndërruar jetë
Një person ka humbur jetën ndërkaq 5 kanë kaluar me lëndime të rënda dhe 21 me lëndime të lehta në 16 aksidente nga gjithsej 37 sa kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit. -
Maqedoni 11.11.2019 18:35
Studim i ri fizibiliteti për Kodrën e Diellit, firma nuk lejon mediat të hyjnë në prezantim
Deri tani është rehabilituar vetëm rruga që të çon nga Tetova në këtë qendër turistike. As plani urbanistik i prezantuar nga komuna muaj më parë nuk kënaqi shoqatat joqeveritare që alarmuan se ai nuk parasheh as zgjerimin e rrugëve dhe as shtimi i kapaciteteve të parkingjeve. -
Maqedoni 11.11.2019 18:09
Shkatërrimi i gjelbërimit në Çair, Muça: Ta ruajmë, është në dobi të të gjithëve. Banorët: Të ndërmerren masa ligjore
Persona të paidentifikuar i kanë shkulur dhe vjedhur fidanët e mbjellë një ditë më parë, duke lënë të shkelur dhe të shkatërruar hapësirën e gjelbër në afërsi të Poliklinikës së Çairit dhe komunës së Çairit, theksoi me keqardhje Ardijan Muça - drejtor i “Parqeve dhe Gjelbërimeve”, i cili akti -
Maqedoni 11.11.2019 17:47
Ndryshimet në letërnjoftime, Kasami: Zaev nuk parashikon grafë për përkatësinë etnike
Lëvizja Besa akuzon kryeministrin, Zoran Zaev, se po shkel marrëveshjet e arritura për ndryshimet kushtetuese. Kryetari i partisë, Bilall Kasami, thotë se qeveria dorëzoi në kuvend iniciativë për ndryshimin e Ligjit për letërnjoftime pa parashikuar grafën për përkatësi etnike.
-
Maqedoni 11.11.2019 17:33
“Dhuna në Kuvend”, Petrushevski kërkoi falje, Zaev pret drejtësi
Kryeministri, Zoran Zaev, u përball sot në gjykatë me Ilia Petrushevskin, të akuzuar për dhunën në Kuvend para dy vitesh. -
Maqedoni 11.11.2019 17:13
Ndotja nga "Ohis", Nuredini: S’ka vend për panik, gjendja në kontroll
Ministri i ambientit, Naser Nuredini, siguron se situata në Kompaninë “Ohis” është nën kontroll, po ndiqet me vëmendje nga inspektorët dhe thotë se nuk ka vend për panik. Ministri paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi nga kompania për atë që ka ndodhur.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3850
- 3851
- 3852
- 3853
- 3854
- 3855
- 3856
- 3857
- 3858
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »









