Tymi i zi ngrihet mbi Gaza. Vazhdojnë luftimet mes trupave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit. Civilëve palestinezë u kërkohet të largohen në strehimore në pjesën perëndimore të enklavës.
-
Botë 12.05.2024 13:25
-
Botë 11.05.2024 19:54
Përmbytjet në Brazil, mbi 120 numri i viktimave
Jugu i Brazilit, pjesa më e madhe e të cilit është nën ujë, po përgatitet për shira të dendur këtë fundjavë pasi numri i të vdekurve nga përmbytjet në ditët e fundit është rritur në të paktën 126 dhe një numër i madh njerëzish janë zhvendosur.
-
Botë 11.05.2024 18:44
SHBA me një paketë të re ndihmë ushtarake për Ukrainën
SHBA-ja po i dërgon Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 400 milionë dollarë.
Paketa e re përfshin gjithashtu raketa me rreze veprimi deri në 300 kilometra, që është dy herë më shumë në krahasim me të njëjtin lloj arme të furnizuar në tetor të vitit të kaluar.
-
Botë 11.05.2024 12:47
OKB, votohet rezoluta për statusin e palestinezëve
Rezoluta për përmirësimin e statusit të palestinezëve në Kombet e Bashkuara, duke përfshirë anëtarësimin e plotë të Palestinës në Organizatën Botërore, u votua me shumicë dërrmuese në Asamblenë e Përgjithshme.
-
Botë 11.05.2024 12:00
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën – 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie
“Pa shkelur çizmja e trupave të aleancës në tokën ukrainase”, siç mëson gazeta italiane Corriere Della Sera, kjo është një nga frazat kyçe që përmban draft dokumenti që do të miratohet në samitin e NATO-s të planifikuar për 9-11 korrik në Uashington.
-
Botë 11.05.2024 11:26
Televizioni Shtetëror i Belgjikës i thotë JO Izraelit!
Televizioni belg VRT ndërpreu transmetimin e tij të Festivalit të Këngës Eurovizion të enjten vonë për të dënuar shkeljet e Izraelit të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit dhe bëri thirrje për armëpushim në Gaza, raporton Anadolu.
-
Botë 11.05.2024 10:10
OKB ‘njeh’ Palestinën! Ambasadori i Izraelit gris Kartën e Kombeve të Bashkuara
Ky është reagimi i Ambasadorit të Izraelit në OKB, fill pas miratimit të rezolutës së Kombeve të Bashkuara e cila e njeh Palestinën si komb të kualifikuar për të qenë anëtarë me të drejta të plota në organizmin më të lartë botëror, Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
-
Botë 10.05.2024 20:02
Prag tragjedie në Argjentinë, treni me pasagjerë përplaset me vagonin e harruar
Të paktën 30 persona mbetën të plagosur rëndë në Argjentinë si pasojë e një aksidenti hekurudhor që ndodhi shumë pranë Buenos Aires.
-
Botë 10.05.2024 19:38
Mbi 110 të vdekur nga përmbytjet në Brazil
Shirat janë rikthyer në Rio Grande do Sul të premten, derisa numri i të vdekurve nga përmbytjet historike në shtetin më jugor të Brazilit arriti në 113, sipas autoriteteve lokale. -
Botë 10.05.2024 19:06
OKB-ja miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës – SHBA do të vendos veto në Këshillin e Sigurimit
Një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) që i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate të rishqyrtojë anëtarësimin e Palestinës në OKB, u miratua sot (e premte), me 143 vota pro, nëntë vota kundër dhe 25 abstenime.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1001
- 1002
- 1003
- 1004
- 1005
- 1006
- 1007
- 1008
- 1009
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










