-
Botë 03.05.2024 12:21
Rusët avancojnë në lindje të Ukrainës, Kievi kërkon ndihmë urgjente
Luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje të Ukrainës. Situata në front po përkeqësohet, thotë Kievi, megjithëse linjat e mbrojtjes janë ende të forta. Moska pretendon se po përparon në drejtimet e Avdieevka. -
Botë 03.05.2024 11:54
Luftime të ashpra në Rripin e Gazës
Izraeli goditi një ndërtesë të forcave të sigurisë siriane në periferi të Damaskut, ndërsa tetë ushtarë u plagosën. Ushtria izraelite vazhdoi sulmet e saj në Rripin e Gazës. Një përgjigje përfundimtare nga Hamasi pritet në Kajro.
-
Botë 03.05.2024 11:32
Përmbytjet në jug të Brazilit, mbi 30 persona humbën jetën
Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë të zhdukur nga përmbytjet në jug të Brazilit. Ekipet e shpëtimit po përdorin helikopterë për të tërhequr njerëzit e ngecur në çati nga shtëpitë. Rreth 15 mijë banorë janë evakuuar. -
Botë 03.05.2024 11:11
“Reporterët pa kufij”, Shqipëria, e fundit në rajon për lirinë e shtypit, Kosova radhitet e 75-ta
Organizata “Reporterët pa kufij” ka publikuar raportin vjetor në lidhje me gjendjen e lirisë së shtypit në botë ku ka shprehur shqetësimin për kërcënimin që ajo po merr nga politika.
-
Botë 03.05.2024 10:10
“Përplasje” në Afrikë, trupat ruse hyjnë në bazën amerikane
Një incident që mund të shtojë dhe më tej përballjet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, është regjistruar së fundmi në Niger.Trupat ruse raportohet të kenë hyrë në orët e para të mëngjesit në një bazë ushtarake ku qëndrojnë trupat amerikane. -
Botë 03.05.2024 09:47
Shkak lufta në Gaza, Turqia ndalon tregtinë me Izraelin
Turqia ka pezulluar të gjitha importet dhe eksportet me Izraelin për shkak të veprimeve ushtarake në Gazë, duke u zotuar se ky vendim do të jetë në fuqi derisa Qeveria izraelite të lejojë dërgimin e ndihmës humanitare në rajon. -
Botë 03.05.2024 09:30
Rusia nuk pranon të marrë pjesë në takimin e paqes me Ukrainën në Zvicër, Moska: Nuk jemi të interesuar
Rusia tha të enjten se nuk ka ndonjë kuptim që të marrë pjesë në konferencën në Zvicër për të diskutuar se si mund t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë.Zvicra pritet të organizojë bisedime në 15-16 qershor me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. -
Botë 02.05.2024 19:32
SHBA, nuk ndalojnë protestat kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza
Protestat në universitetet amerikane, kundër luftës në Gaza, nuk kanë të ndalur. Policia e Shteteve të Bashkuara, ka qëlluar me plumba gome dhe ka përdorur spërkatës djegës, kundër manifestuesve në Universitetin e Arizonës, gjatë dy protestave të grupimeve pro Palestinës dhe pro Izraelit.
-
Botë 02.05.2024 18:47
OKB, rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë
Një agjenci e OKB-së tha të enjten se rindërtimi i Gazës së shkatërruar nga lufta do të kushtojë rreth 30 deri në 40 miliardë dollarë dhe do të kërkojë një përpjekje në një shkallë të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore.
-
Botë 02.05.2024 18:08
Brazil, nga përmbytjet 10 persona humbin jetën, 21 të tjerë konsiderohen të zhdukur!
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 21 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e fuqishme në Brazil.
Reshjet e shiut në shtetin Rio Grande do Sul në jug të vendit shkaktuan përmbytje dhe humbje jetësh.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1011
- 1012
- 1013
- 1014
- 1015
- 1016
- 1017
- 1018
- 1019
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










