Një burrë u qëllua për vdekje në Paris. Katër persona të tjerë mbetën të plagosur lehtë nga të shtënat, motivi i të cilave nuk dihet, edhe pse dyshohet për larje hesapesh.
Njëri nga dy sulmuesit u arrestua, ndërsa tjetri arriti të humbiste gjurmët.










