Presidenti i Ukrainës, Zelensky bën me dije në rrjetet sociale se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Zelensky ka falënderuar Ramën për mbështetjen në këto kohë të vështira dhe u zotua se do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund luftës.










