SHBA sërish po kalojnë në një mesatare prej më shumë se 100.000 rastesh të të infektuarve me COVID-19 në ditë, shifër kjo që dëshmon se sa shpejt është përhapur varianti Delta në të gjithë vendin.
Senati amerikan mbajti një votim procedural të shtunën mbi një paketë dypartiake prej 1.2 trilion dollarësh për infrastrukturën, pasi një seancë të enjten vonë përfundoi pa kompromise, një shenjë se masa do të miratohet në një votim përfundimtar në Senat.
Talibanët kanë marrë nën kontroll qytetin e Sherberganit në provincën veriore të Xhauzjanit një lajm që është pritur me shqetësim në arenën ndërkombëtare.
Ky është kryeqyteti i dytë rajonal që bie në dorë të militantëve brenda dy ditëve.
Edhe në Shqipëri në shumë lokacione po vazhdon lufta me flakët e zjarrit. Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë nën pushtetin e flakëve në fshatin Gjorgos të Fierit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani kanë mesatarisht 100 mijë infeksione të reja me COVID-19 në ditë, duke u kthyer kështu në shifrën që ishte gjatë dimrit.