• Botë 26.11.2019 21:00

    Manila, humbën jetën 13 trupa franceze

    Trembëdhjetë ushtarë francezë u vranë nga përplasja e dy helikopterëve gjatë një operacioni kundër xhihadistëve në Mali, bëri të ditur Zyra e presidentit francez.

    Emmanuel Macron tha se është "thellësisht i trishtuar nga incidenti".

  • Botë 26.11.2019 18:44

    Kosova në zi të mërkurën pas tërmetit tragjik në Shqipëri

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi mëngjesin e kësaj të marte Shqipërinë.
     
  • Botë 26.11.2019 18:33

    Tërmeti/ Shqipëria lajm i parë në mediat e huaja

    Nga New York Times, CNN, BBC, Reuters, Dailymail e shumë te tjerë, mediat ndërkombëtare i bënë jehonë të menjëhershme lëkundjeve të forta të tërmetit në Shqipëri.
  • Botë 26.11.2019 18:03

    Tërmeti në Shqipëri. BE, ShBA dhe shtetet tjera shprehin solidaritetin

    Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, Ambasada e ShBA-ve dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, si dhe zyrtarë të shumë vendeve kanë shprehur mbështetjen ndaj popullatën dhe autoriteteve në Shqipëri pas goditjes nga tërmeti.
  • Botë 26.11.2019 14:24

    Durrës, shembet pallati gjatë raportimit “live” (VIDEO)

    Teksa gazetarja e A2 po raportonte drejtpërdrejtë nga Durrësi nën rrënojat e tërmetit, një pjesë e pallatit përballë shembet dhe për pak sa nuk i zë njerëzit që ishin aty pranë. Për më tepër ndiqeni videon dhe reagimin e gazetares së A2. 

  • Botë 26.11.2019 14:11

    Një tjetër tërmet me magnitudë 4.00 shkallë regjistrihet në Shqipëri

    Një tjetër tërmet me magnitudë 4.00 shkallë sipas Rihterit ka goditur para pak minutash Shqipërinë. Raportohet se tërmeti ka rënë në orën 13:14 afër Gjirit të Lalzit.

  • Botë 26.11.2019 14:05

    Në Thumanë po kërkohet me qenë gjurmues

    Ekipet e shpëtimit po punojnë me kujdes për nxjerrjen e personave nga rrënojat.
     
    Në ndihmë tashmë janë edhe qentë gjurmues, ku po kërkojnë për njerëz në rrënojat në Thumanë.
     
  • Botë 26.11.2019 12:33

    Tërmeti në Shqipëri, mbyllen për dy ditë shkollat

    Shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të qëndrojnë të mbyllura për dy ditë, sipas një urdhri të ri të lëshuar nga Ministria e Arsimit në Shqipëri, pas tërmetit me magnitudë 6,3 që goditi shtetin tonë fqinjë në orët e para të mëngjesit të së martës dhe aktivitetit sizmik të vazhdueshëm me paslëkundje

  • Botë 26.11.2019 10:49

    Vazhdojnë dridhjet e tokës në rajon, edhe Bosnje Hercegovina goditet nga tërmeti

    Një tjetër vend në rajon është përfshirë nga një tërmet i fuqishëm.

    Bosnje Hercegovina është goditur nga një tërmet  me magnitudë 5.4. nuk ka ende informacione se cili është niveli i dëmeve apo nëse ka viktima eventuale atje.

     

  • Botë 26.11.2019 10:43

    Greqia solidarizohet me Shqipërinë

    Greqia është solidarizuar me Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.

     Në një postim në Tuitter ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias shpreh mbështetjen e Greqisë për popullin shqiptar dhe qeverinë.

Pages