Zyra e të rinjve në Bujanoc, Lugina e Preshevës, ka filluar grumbullimin e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.
-
Botë 27.11.2019 20:00
-
Botë 27.11.2019 19:40
Basha: Qeveria të marrë masa, nuk rrihet në çadra
Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka folur nga Thumana dhe është shprehur se qeveria duhet të marrë masa pasi banorët nuk mund të qëndrojnë në çadra. -
Botë 27.11.2019 19:15
Meta në Durrës: Duhet vendosmëri për të shpëtuar çdo jetë
Nga Durrësi thotë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ka qenë një hap pozitiv nga ana e qeverisë. Ai shprehu gjithashtu vlerësime edhe për ndihmën e dhënë nga Kosova dhe vendet e tjera. -
Botë 27.11.2019 18:47
Kërçovë, kanë filluar aksionet humanitare për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Kryqi i Kuq i Kërçovës mbrëmë ka nisur për në Shqipëri mjete materiale prej 10 mijë eurosh, pako ushqimore dhe veshëmbathje Ndërkohë që Këshillat e Bashkësive vendore dhe shoqatat që veprojnë në komunën e Kërçovës kanë filluar aksionet për grumbullimin e ndihmave humanitare për të prekurit nga -
Botë 27.11.2019 17:19
Tërmeti 5.1 ballë nxjerr sërish njerëzit në rrugë
Lëkundjet kanë qenë më të fortat që pas dy tërmeteve të forta të ditës së martë.
Konfirmohet se ai ishte me magnitudë 5.1 balle dhe epiqendër në detin Adriatik, 42 km larg nga Tirana.
Tërmeti ka nxjerre sërish njerëzit në rrugë, sidomos në Tiranë, duke krijuar jo pak panik.
-
Botë 27.11.2019 16:48
Tërmeti në Shqipëri, natë e kaluar në çadra nën frikën e dridhjeve të reja
Nga frika e përsëritjes së tërmeteve shumë qytetarë të Durrësit, Tiranës dhe vendbanimeve tjera kanë kaluar natën nën tenda apo në vetura. Të anketuar nga TVM, të mbijetuarit tregojnë tmerret e përjetuara dhe ndjesinë e kalimit të natës së parë nën qiell të hapur. -
Botë 27.11.2019 16:36
Zjarrfikësit italianë japin shpresë: Kemi gjetur të mbijetuar edhe pas 72 orësh
Pas tërmetit tronditës e gjithë bota me sytë nga Shqipëria. Mbi 200 specialistë nga Italia po marrin pjesë në aksionet e kërkim-shpëtimit.
E janë pikërisht zjarrfikësit italianë që japin shpresë se në gërmadha mund të ketë ende njerëz të gjallë.
-
Botë 27.11.2019 15:47
Tërmeti në Shqipëri, vazhdon solidarizimi dhe ndihmat nga Kosova
Kanë arritur në zonat e prekura edhe 100 policë të tjerë të specializuar që do të jenë në shërbim të autoriteteve, në kërkim-shpëtim të banorëve të mbetur nën gërmadha. -
Botë 27.11.2019 14:07
Rritet numri i viktimave, një tjetër nxirret i pajetë nga poshtë rrënojave
Rrënojat vijojnë të marrin jetë njerëzish. Pak momente më parë në Thumanë është nxjerrë një person tjetër i pajetë.
Në total numri i viktimave ka shkuar në 31, ndërsa nuk ka siguri se ky numër do të mbyllet me kaq.
-
Botë 27.11.2019 13:41
Papa Françesku lutet për viktimat e të plagosurit në Shqipëri
“Zoti Bekoftë Popullin Shqiptar, jam pranë familjeve te viktimave dhe të lënduarve”, kështu është lutur mëngjesin e kësaj të mërkure në Vatikan, Papa Françesku, I mallëngjyer nga situate e vështirë të cilën po kalon Shqipëria këto ditë, pas tërmetit apokaliptik.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3052
- 3053
- 3054
- 3055
- 3056
- 3057
- 3058
- 3059
- 3060
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










