Refugjatët shakaktojnë kaos në ishullin grek të Samosit në Greqi. Ata janë përleshur mes tyre duke i vënë flakën kampit. Të paktën 8 persona mbetën të plagosur.
Qendra e pritjes u shkatërrua tërësisht. Më shumë se 6 mijë refugjatë u evakuan.
Rusia zotohet se nuk do të lejojë përleshje në mes të forcave turke dhe atyre siriane, teksa vazhdon operacioni i ushtrisë turke në Siri.
“Kjo është thjesht e papranueshme, prandaj ne nuk do ta lejojmë këtë gjë”, ka thënë i dërguari special i Moskës për Sirinë, Alexander Lavrentyev.
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, e ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin e nëntë të Sigurisë që fillon punimet të mërkurën në Beograd.