Pesë persona të tjerë janë në rrezik jete, katër prej tyre janë me djegie të rrezikshme për jetën dhe një ka pësuar sulm në zemër, transmeton KosovaPress.
Policia është ende duke hetuar shkakun e shpërthimit në festivalin Freudenberg.
Një paradë në Sri Lanka ka rrezikuar të përfundojë në tragjedi pasi dy elefantë kanë marrë përpara dhe kanë shkelur njerëzit në rrugë.
Elefantët po përdoreshin për paradën, kur kanë nisur të vrapojnë dhe të shkelin personat e shumtë që ndodheshin aty pranë.
Më shumë se 900,000 shtëpi kanë mbetur pa energji pasi tajfuni “Faxai” goditi Tokion.
“Faxai” është një nga tajfunët më të fortë që kanë goditur kryeqytetin japonez në një dekadë.
Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka dalë përpara Komisionit Hetimor të Parlamentit. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një komision për t’u pyetur si i dyshuar mbi shkeljen e kushtetutës.