Pas një frymëmarrjeje të shkurtër pas valës së të nxehtit që përvëloi Evropën, muajin e shkuar, parashikimet thonë se temperaturat do të rriten edhe një herë tjetër javën e ardhshme në vende si Franca, Gjermania, Austria, Britania e Madhe, Norvegjia, Holanda, Spanja dhe Portugalia.
Zyra e Statistikave në Wiesbaden bën të ditur se në Gjermani gjatë vitit 2018 kanë ardhur 1.185.000 persona me shtetësi të huaj nga vendet tjera, që është një plus prej 416.000, krahasuar me një vit më parë.
Koha po kalon për të ruajtur pikat kyç të traktatit të raketave me Rusinë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg për BBC. Z. Stoltenberg premtoi një përgjigje të matur, nëse Rusia nuk përmbush kriteret e marrëveshjes deri në afatin e 2 gushtit.
Ka shkaktuar polemika të shumta vendimi i Ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini për të regjistruar komunitetin rom dhe pakicat e tjera nomade në vendin fqinj.
Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar,pas një zjarrvënie në dukje të qëllimshme, në një studio të animuar në Kjoto, të Japonisë.
Dhjetëra familjarë dhe të tjerë u mblodhën pranë aeroportit kryesor të Amsterdamit, ku ndodhet një monument me emrat e të 298 të vrarëve - nga ta 193 holandezë.
Edhe pse më 30 qershor në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet vendore, presidenti, Ilir Meta, vijon të mos i njohë ato e të kërkojë përgatitje për zgjedhjet e 13 tetorit.
Kryetarja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, premton se do të angazhohet fuqishëm bashkë me komisionarët e tjerë për një Evropë të suksesshme, të bashkuar në ide dhe vizione.