-
Botë 14.09.2015 19:36
BE pajtohet për sistemimin e 32,000 refugjatëve
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian, gjatë takimit në Bruksel, kanë rënë dakord për sistemimin e fillimisht 32,000 refugjatëve, që aktualisht ndodhen në Itali dhe Greqi, në vende të tjera të BE-së. -
Botë 14.09.2015 17:30
Bruksel, BE vazhdon sanksionet ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian ka zgjatur për gjashtë muaj ndalesën e vizave dhe ngrirjen e aseteve për disa bashkëpunëtorë të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe persona të tjerë të përfshirë në aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe në kryengritjen pro-ruse në lindje të Ukrainës.
-
Botë 14.09.2015 17:27
Thaçi takoi komandantin e ri të KFOR-it
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-majorin Guglielmo Luigi Miglietta, i cili ka marrë postin në muajin gusht. Thaçi e ka njoftuar komandantin Miglietta për të arriturat në vend.
-
Botë 14.09.2015 17:24
Dhuna në Siri, 20 të vrarë në qytetin Hasakeh
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se së paku njëri nga sulmet ka pasur në shënjestër forcat kurde të sigurisë. Pamjet televizive kanë treguar ndërtesa të shkatërruara nga sulmet.
-
Botë 14.09.2015 14:37
Kriza me emigrantët, Hungari, në një natë hyjnë 6 mijë klandestinë
Situata në kampin transit të Roszkes ishte e qetë në mëngjes, pasi policia dhe ushtria larguan me autobusë të gjithë emigrantët në drejtim të kufirit austriak. -
Botë 14.09.2015 14:20
Papa Francesku: Sfida më e madhe e kontinentit? Të kthehet në Nënën Europë
“Sfida më e madhe e kontinentit është që të kthehet në Nënën Europë”. Kështu e shikon Papa Francesku çështjen e emigrantëve në një moment kur në Gjermani janë mbledhur të hënën ministrat e vendeve të un -
Botë 14.09.2015 14:03
Zjarri “pushton” Kaliforninë, mijëra braktisin shtëpitë
Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se rreth 5 zjarrfikës janë në terren për të vënën në kontroll flakët, ndërsa 4 prej tyre kanë pësuar djegie. -
Botë 14.09.2015 13:30
Tjetër tragjedi pranë ishujve grekë, mbytet varka me 120 emigrantë, 34 vdesin
Gati gjysma e viktimave nga tragjedia e orëve të fundit me refugjatë që vijnë nga brigjet turke drejt tokës greke janë fëmijë.
-
Botë 14.09.2015 13:06
Egjipt, aksion kundër terrorizmit, vriten gabimisht 12 turistë
Ministria e Brendshme ka thënë se trupat e rendit po kryenin operacione në kërkim të “elementeve terroriste” në pjesën perëndimore të shkretëtirës kur kanë shtënë në konvojin e turistëve. -
Botë 14.09.2015 12:42
Afganistan, talibanët sulmojnë burgun, vrasin 4 policë, arratisen 350 të burgosur
Zëvendësguvernatori i qytetit, Mohamad Ali Ahmadi, ka konfirmuar se gjatë sulmit janë vrarë 4 policë dhe janë plagosur edhe 7 të tjerë.
Sipas tij, janë plagosur edhe 3 nga sulmuesit të cilët ishin të veshur me uniformë ushtarake.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 4510
- 4511
- 4512
- 4513
- 4514
- 4515
- 4516
- 4517
- 4518
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










