-
Botë 23.04.2025 10:28
SHBA, zjarr i madh në New Jersey, shkatërrohen bizneset digjen më shumë se 8500 hektarë, evakuohen tre zona
Një zjarr i madh shpërtheu të martën, më 22 prill, në zonën e menaxhimit të kafshëve të egra Greenwood Forest, në Ocean County, New Jersey, duke shkaktuar evakuimin e menjëhershëm të rreth 3,000 banorëve dhe shkatërrimin e mijëra hektarëve tokë pyjore. -
Botë 23.04.2025 10:05
Kallas: Uashingtoni nuk i ka ezauruar të gjitha mjetet për t’i bërë presion Moskës
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kishin përdorur “të gjitha mjetet” në dispozicion për t’i bërë presion Rusisë duke akuzuar Moskën se po përpiqet të blejë kohë me armëpushimin e Pashkëve në Ukrainë. -
Botë 23.04.2025 09:45
Besimtarë nga e gjithë bota në Vatikan, bëhen homazhe ndaj Papa Françeskut
Besimtarët nga e tërë bota sot, nesër dhe pasnesër do të mund të nderojnë trupin e papës së ndjerë deri në mesnatë, trupi i të cilit do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit.
-
Botë 23.04.2025 09:25
Trump do të udhëtojë në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe muajin e ardhshëm
Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Lindjen e Mesme muajin e ardhshëm në një turne në tre vende, tha të martën zëdhënësja e tij Karoline Leavitt. -
Botë 22.04.2025 22:05
OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e pranoi të martën se shkurtimet e fondeve nga SHBA-ja e kanë lënë agjencinë e OKB-së me një boshllëk të madh në buxhet, duke e detyruar atë të shkurtojë operacionet dhe të pushojë punonjës.
-
Botë 22.04.2025 21:23
Të paktën 5 të vdekur në një sulm të armatosur në qytetin bregdetar të Ekuadorit
Të paktën pesë persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në qytetin bregdetar Manta të Ekuadorit perëndimor, tha policia lokale.
-
Botë 22.04.2025 19:38
FMN ul parashikimin e rritjes ekonomike globale për shkak të pasigurisë tarifore
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) uli sot parashikimin e tij të rritjes ekonomike globale për vitin 2025 në 2,8% duke thënë se vala e tarifave dhe pasiguria e provokuar nga presidenti i SHBA, Donald Trump do të çojë në një ngadalësim ekonomik mbarëbotëror.
-
Botë 22.04.2025 19:06
Një nga fabrikat më të mëdha të armëve të Putinit është në flakë pas shpërthimit
Një nga depot më të mëdha të municioneve që i përket Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të dukshëm.
Pamjet e shpërndara në Telegram tregojnë një top zjarri që shpërthen në qiell rreth 330 milje nga kufiri rus me Ukrainën.
-
Botë 22.04.2025 18:24
Të paktën pesë të vrarë pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh në Kashmirin e administruar nga India
Të paktën pesë persona janë vrarë pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh që vizitonin një vend të bukur në Kashmirin e administruar nga India.
-
Botë 22.04.2025 16:45
Një tërmet me magnitudë 6.2 godet Filipinet, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi brigjet e Filipineve, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).Epiqendra e tërmetit ndodhej 269 kilometra në juglindje të Pundaguitan. Deri me tani nuk eshë raportuar per viktima apo dëme materiale.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 524
- 525
- 526
- 527
- 528
- 529
- 530
- 531
- 532
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










