-
Botë 02.06.2025 18:08
Stamboll, raund bisedimesh Ukrainë – Rusi, marrëveshje për të burgosurit, jo për armëpushim
Pas më shumë se një orë bisedime ka përfunduar takimi mes Moskës dhe Kievit në Stamboll. Palët arritën marrëveshje vetëm për një shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës, por nuk ranë dakord për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar. -
Botë 02.06.2025 17:46
Sulm me thikë në një strehimore, plagosen 11 persona, arrestohet autori
Të paktën 11 persona u plagosën me thikë në një strehimore në Salem të Oregonit në SHBA.
Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga autoritetet amerikane, ndërsa ende nuk dihet motivi i krimit.
-
Botë 02.06.2025 17:01
Stamboll, Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime
Ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinski, dhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, udhëheqin bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, ku dhe paraqiten propozimet e tyre për paqe. -
Botë 02.06.2025 14:25
Prishtinë, Forum Ndërkombëtar për Gratë, paqen dhe sigurinë
Në Prishtinë po mbahet edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Duke hapur forumin, presidentja Osmani tha se nuk ka asgjë më të vlefshme sesa të luftosh për paqe, pasi paqja është themeli i gjithçkaje.
-
Botë 02.06.2025 12:50
Raundi i dytë i negociatave Rusi – Ukrainë, delegacioni ukrainas mbërrin në Stamboll
Ukraina dhe Rusia pritet të mbajnë takimin e dytë në Turqi, sot. Të dyja vendet kanë konfirmuar se kanë dërguar delegacionet në Stamboll.
-
Botë 02.06.2025 12:33
Tetë të plagosur në Kolorado, FBI po e heton si akt terrorist
Tetë persona janë plagosur në Shtetet e Bashkuara, kur një burrë 45-vjeçar bërtiti “Liri për Palestinën” dhe hodhi pajisje ndezëse ndaj një turme në Bolder të Kolorados, ku po mbahej një demonstratë në kujtim të pengjeve izraelite që vazhdojnë të mbahen në Gazë, thanë autoritetet amerikane.
-
Botë 02.06.2025 10:57
Eurostat: 24 për qind e fëmijëve në BE janë të ekspozuar në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social
Në vitin 2024, gjithsej 19,5 milionë fëmijë në Bashkimin Evropian janë ekspozuar në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social. Kjo shifër paraqet 24,2 për qind të fëmijëve nën 18 vjet, që është ulje për 0,6 për qind pikë nga viti 2023 (24,8%), publikoi Eurostat.
-
Botë 01.06.2025 20:07
Ministri i Gazës dënon heshtjen ndërkombëtare: Izraeli ka kryer masakra kundër popullatës së uritur
Munir al-Bursh, drejtor i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, ka dënuar heshtjen ndërkombëtare ndaj “masakrave të kryera kundër popullsisë së uritur” të Gazës.
-
Botë 01.06.2025 19:45
Lija e majmunëve po përhapet me shpejtësi në Sierra Leone, alarm dhe mobilizim ndërkombëtar
Autoritetet në Sierra Leone po bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të ndaluar përhapjen e lisë së majmunit në vend, ndërsa numri i rasteve është rritur, sipas një bilanci zyrtar të publikuar të shtunën.
-
Botë 01.06.2025 19:35
Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore në mbarë Rusinë më 1 qershor.
Guvernatorët në disa rajone ruse kanë konfirmuar sulmet me dronë, edhe pse është e paqartë nëse është goditur ndonjë avion.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 652
- 653
- 654
- 655
- 656
- 657
- 658
- 659
- 660
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










