Roja bregdetare e Greqisë i ka gjetur trupat e tetë emigrantëve të mbytur pranë ishullit Samos në Detin Egje, thanë autoritetet të hënën.
Gjashtë prej viktimave ishin të mitur, ndërsa dy të tjera gra, njoftuan autoritetet.
Një dimension i ri i zhvillimeve në frontin e luftës në Ukrainë vjen sot nga një raport i “Le Monde”, sipas të cilit Franca dhe Britania po diskutojnë mundësinë e udhëheqjes së një koalicioni ushtarak për të dërguar trupa evropiane në tokën ukrainase.
Dhuna ndaj grave është një problem global. OKB vlerëson se deri në 70 për qind e grave vuajnë nga dhuna seksuale, fizike ose psikike të paktën një herë në jetën e tyre.
Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do të largojë trupat ushtarakë transgjinorë nga forcat e armatosura amerikane që në ditët e tij të para në detyrë.