Lajme
-
Maqedoni 03.10.2025 14:26
Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut
Gjatë fundjavës, moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat pritet të zbresin nën zero gradë.Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, të dielën dhe të hënën do të ketë reshje të herëpashershme shiu. -
Botë 03.10.2025 14:07
OKB denoncon zonat e sigurisë të krijuara nga Izraeli: Janë vende vrasjeje, jo strehimi
Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se nuk ka strehë të sigurt për palestinezët e detyruar të largohen nga qyteti i Gazës dhe i kanë përshkruar “zonat e sigurisë” që Izraeli ka krijuar në sektorin jugor të enklavës palestineze si “vende vrasjeje”. -
Botë 03.10.2025 13:48
Rihapet Aeroporti i Munihut, detektohen dronët
Në Aeroportin e Munihut në Gjermani kanë rinisur fluturimet, pasi u detektuan disa dronë që detyruan autoritetet të mbyllnin aeroportin gjatë natës. -
Maqedoni 03.10.2025 13:27
Zgjedhjet lokale, vazhdon dita e 5-të e fushatës zgjedhore
Karvanët partiakë dhe të pavarurit prezantojnë programet e tyre në përpjekje për të fituar vota nga qytetarët. Megjithatë, retorika dhe akuzat e ndërsjella po bëhen më intensive. -
Botë 03.10.2025 12:54
Netanjahu përgëzon marinën izraelite, ndaluan 41 anije dhe arrestuan mbi 400 aktivistë
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, vlerësoi marinën izraelite për kapjen e një anije ndërkombëtare që tentonte të kalonte bllokadën detare të vendosur ndaj Rripit të Gazës. -
Botë 03.10.2025 12:35
Britani e Madhe, policia identifikon viktimat dhe autorin e sulmit në sinagogë
Policia britanike ka identifikuar të premten dy personat që u vranë gjatë sulmin në sinagogën në Mançester.
Sipas autoriteteve, Adrian Daulby, 53 vjeç, dhe Melvin Cravitz, 66 vjeç, u vranë të enjten. Që të dy ishin banorë lokalë.
-
Botë 03.10.2025 12:16
Stuhia “Bualoi” godet Tajlandën, të paktën shtatë të vdekur dhe mijëra të prekur
Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm nga stuhia tropikale “Bualoi” në Tajlandë që nga 28 shtatori, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke në 18 provinca.
-
Botë 03.10.2025 11:57
Historike, një grua emërohet në krye të Kishës së Anglisë
Dama Sarah Mullally është emëruar Kryepeshkopja e re e Canterbury-t, duke u bërë gruaja e parë që mban postin më të lartë në Kishën e Anglisë, në historinë gati 500-vjeçare të saj.
-
Botë 03.10.2025 11:39
Trump: SHBA është në luftë me kartelet e drogës
Presidenti amerikan, Donald Trump ka përcaktuar se SHBA-të janë në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës që administrata e tij i ka përcaktuar si organizata terroriste, sipas një njoftimi që Pentagoni i dha Kongresit të mërkurën, të siguruar nga CNN.
-
Maqedoni 03.10.2025 11:19
Trashësia e borës në Kodrën e Diellit ka arritur në 26 centimetra
Mëngjesin e sotëm temperaturat kanë shënuar -4 gradë në Kodrën e Diellit ndërsa shtresa e borës ka arritur deri në 26 centimetra.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1194
- 1195
- 1196
- 1197
- 1198
- 1199
- 1200
- 1201
- 1202
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »









