Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pasdite, në rajonet perëndimore, kryesisht ato malore, pritet të ketë jostabilitet me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Lajme
-
Maqedoni 17.06.2025 11:10
-
Botë 16.06.2025 19:18
Samiti i G7/ Zelenskyy planifikon të diskutojë çështjen e blerjes së armëve të reja për Ukrainën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se planifikon të diskutojë çështjen e blerjes së armëve të reja për Ukrainën me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.Zelensky, i cili po viziton Austrinë, do të marrë pjesë në samitin e G7 në Kanada të martën. -
Botë 16.06.2025 19:00
Sulm me thikë brenda një autobusi në Belgjikë, një i vdekur dhe 2 të plagosur
Një sulm me thikë është regjistruar këtë pasdite në Belgjikë, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.Ngjarja ndodhi brenda një autobusi në qytetin Antwerp, rreth orës 14:30. Një nga të plagosurit është shoferi. -
Ekonomi 16.06.2025 18:36
Shkup, Forumi i 8-të energjetik
Në Shkup po mbahet Forumi i tetë energjetik, i cili, siç theksoi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, paraqet një mundësi të mirë për të paraqitur potencialin energjetik të vendit. -
Botë 16.06.2025 18:16
Izraeli godet Televizionin Shtetëror Iranian gjatë transmetimit live
Forcat ajrore izraelite kanë goditur ndërtesën e Televizionit Shtetëror të Iranit (IRIB) në Teheran gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, raportojnë burime ndërkombëtare të sigurisë. -
Botë 16.06.2025 17:47
Gjermania dënon një sirian me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit
Një gjykatë gjermane ka dënuar një mjek sirian me burgim të përjetshëm pasi e gjeti fajtor për krime kundër njerëzimit.Alaa Mousa, 40 vjeç, u dënua për torturimin e të ndaluarve në spitalet ushtarake gjatë sundimit të Bashar al-Assadit. -
Botë 16.06.2025 17:17
BE: Moska nuk ka besueshmëri për të ndërmjetësuar në marrëdhëniet Izrael-Iran
Rusia nuk ka asnjë lloj besueshmërie dhe e kaluara e Rusisë tregon se e vetmja gjë për të cilën Rusia është e interesuar është lufta, deklaroi zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Anouar El Anouni, në konferencën e përditshme për shtyp duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi këtë çështje. -
Botë 16.06.2025 16:58
Tragjedi në një spital në Itali, 91-vjeçari vret me armë zjarri gruan e tij të sëmurë dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin e Angerës, në provincën e Vareses, ku një burrë 91-vjeçar qëlloi për vdekje gruan e tij të shtruar në repart dhe më pas i dha fund jetës. -
Botë 16.06.2025 16:35
Në Tiranë mbahet samiti i SEECP-së, kërkohet zgjidhje diplomatike nga Irani e Izraeli
Tirana bëri sërish bashkë liderë të vendeve evropiane në samitin e radhës të “Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore”. -
Maqedoni 16.06.2025 16:07
Oda e Mjekëve dhe Asociacioni i specializantëve: Mjekët e rinj preferojnë të punojnë jashtë vendit
Mjekët e rinj nga vendi, si destinacione më të preferuara për specializim i kanë Slloveninë dhe Gjermaninë. Por, pas specializimit jashtë vendit, shumë prej tyre vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin atje, thotë kryetarja e Odës së Mjekëve.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1254
- 1255
- 1256
- 1257
- 1258
- 1259
- 1260
- 1261
- 1262
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










