Në Kuvend sot do të mbajë seancë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Lajme
-
Maqedoni 02.06.2025 09:59
-
Maqedoni 02.06.2025 09:39
Qeveria: Plani Operativ për punësim për vitin 2025 është rritur për 7.5 milionë euro
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se Plani Operativ për punësim për vitin 2025 kap vlerën prej 2.5 miliardë denarë apo 40 milionë euro dhe përfshin mbi 16.000 qytetarë.
-
Maqedoni 02.06.2025 09:24
LAMM: Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM.
-
Maqedoni 02.06.2025 08:59
Parashikimi i motit
Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
-
Botë 01.06.2025 20:07
Ministri i Gazës dënon heshtjen ndërkombëtare: Izraeli ka kryer masakra kundër popullatës së uritur
Munir al-Bursh, drejtor i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, ka dënuar heshtjen ndërkombëtare ndaj “masakrave të kryera kundër popullsisë së uritur” të Gazës.
-
Botë 01.06.2025 19:45
Lija e majmunëve po përhapet me shpejtësi në Sierra Leone, alarm dhe mobilizim ndërkombëtar
Autoritetet në Sierra Leone po bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të ndaluar përhapjen e lisë së majmunit në vend, ndërsa numri i rasteve është rritur, sipas një bilanci zyrtar të publikuar të shtunën.
-
Botë 01.06.2025 19:35
Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore në mbarë Rusinë më 1 qershor.
Guvernatorët në disa rajone ruse kanë konfirmuar sulmet me dronë, edhe pse është e paqartë nëse është goditur ndonjë avion.
-
Botë 01.06.2025 19:16
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në Karolinën e Veriut, 1 i vrarë dhe 12 të plagosur
Të paktën një person u vra dhe 12 të tjerë u plagosën sot nga të shtëna me armë zjarri në Karolinën e Veriut.
Të shtënat ndodhën në Hickory, një qytet në Qarkun Cataëba, raporton Associated Press.
Një viktimë është në gjendje kritike, ndërsa disa të plagosur ndodhen në spital.
-
Botë 01.06.2025 18:53
Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone
Rreth 17,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të zjarreve të mëdha që po përhapen me shpejtësi në disa zona të vendit.
-
Botë 01.06.2025 18:30
Rekord ditor për 2025, më shumë se 1,190 emigrantë kalojnë Kanalin anglez drejt Britanisë
Të paktën 1,194 emigrantë mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar dje, duke zbarkuar në bregdetin jugor të Anglisë pasi kaluan Kanalin Anglez me varka të vogla, sipas shifrave të publikuara nga qeveria britanike.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1292
- 1293
- 1294
- 1295
- 1296
- 1297
- 1298
- 1299
- 1300
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










