Lajme
-
Maqedoni 28.03.2025 09:09
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, në rrugë të lagështa.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, në rrugë të lagështa, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. -
Maqedoni 28.03.2025 08:53
Parashikimi i motit
Moti këtë të premte do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Proceset do të jenë më intensive sidomos në pjesët lindore ku do të marrin formën e stuhive me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, shtrëngata dhe erëra të forta. -
Maqedoni 27.03.2025 19:01
Të dielën fillon llogaritja verore e kohës, akrepat do të lëvizin një orë përpara
Në fundjavë fillon llogaritja verore e kohës. Akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara më 30 mars në orën 2:00.
Orari i ditës fillon në javën e fundit të marsit duke lëvizur një orë përpara, kështu që ora në dy të mëngjesit konsiderohet tre e mëngjesit.
-
Botë 27.03.2025 17:45
Lufta Rusi – Ukrainë, në Paris diskutohet për paqen në Ukrainë
Çështja e dërgimit të trupave në territorin ukrainas, në rast të një armëpushimi me Rusinë dhe marrëveshja për ndihmën ushtarake për Kievin, ishin në qendër të diskutimeve në samitin e “Koalicionit të gatshëm për paqe dhe siguri” në Ukrainë.
-
Botë 27.03.2025 17:07
Shqipëri, fushatë para fushatës zgjedhore
Nga janari i vitit 2026 paga minimale do të shkojë në 500 euro nga 400, që është aktualisht. Kjo është vetëm një pjesë nga programi i Partisë Socialiste, që kryeministri Rama e zbuloi në rrjetet sociale.
-
Maqedoni 27.03.2025 16:52
Në QKU Nish janë transferuar tre të lënduar nga zjarri në Koçan
Edhe tre pacientë, të lënduar në zjarrin që ndodhi të dielën e 16 marsit në Koçan, janë dërguar nga Qendra klinike universitare e Serbisë në Qendrën klinike universitare Nish, njofton MIA nga Beogradi.
-
Maqedoni 27.03.2025 16:30
Linjë e re ajrore Stamboll – Ohër, Mickoski: Rrit potencialin turistik të vendit
Me fluturimin e parë të kompanisë turke të aviacionit "Turkish Airlines" nga Stambolli në Ohër u shënua fillimi i linjës ajrore të re.
-
Maqedoni 27.03.2025 16:05
Ngjarja tragjike në Koçan, paraburgim shtëpiak për dy ish-kryetarët
Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk japin detaje të reja për atë se nëse edhe më tej do të zgjerohet hetimi për ngjarjen tragjike në Koçan. Informojnë se veprimet e hetimit janë në vijim me dëgjimin e dëshmitarëve të rinj dhe analizën e dëshmive të reja.
-
Maqedoni 27.03.2025 15:26
VLEN, bashkë apo ndaras në zgjedhjet lokale!?, Kasami: Ose shkojmë bashkë, ose ndonjëra e vetme
Kanë mbetur edhe gjashtë muaj deri në zgjedhjet lokale, ndërsa partitë politike kanë filluar kalkulimet dhe analizat e tyre brenda koalicioneve qeveritare. -
Maqedoni 27.03.2025 15:14
Itali, dy shtetas tanë humbën jetën në aksident
Dy shtetas tanë, mërgimtarë në Itali kanë humbur jetën dje në një aksident, raportojnë mediat italiane. Të dy vdiqën në vendngjarje.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1498
- 1499
- 1500
- 1501
- 1502
- 1503
- 1504
- 1505
- 1506
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










