Nga Instituti I Transfuziologjisë informojnë qytetarët se nuk ka nevojë për dhurim të gjakut sepse ka rezerva të mjaftueshme.
Bisedën me Drejtorin e këtij institucioni Amir Elezi e relizoi Gazetarja Aida Ziberi.
Në Spitalin e Qytetit të Shkupit janë të hospitalizuar 21 pacientë gjendja shëndetësore e të cilëve rezulton të jetë stabile. Dy prej tyre brenda ditës do të lëshohen në kurim shtëpiak.
Në Institutin e mjeksisë ligjore, aktualisht po zhvillohet autopsia dhe identifikimi i 59 viktimave nga tragjedia në diskotekën në Koçan.