Prej sot, 1 janar, nuk do të jenë të vlefshme dokumentet personale dhe patentë shoferët e lëshuar me emrin e vjetër shtetëror – Republika e Maqedonisë.
Lajme
-
Maqedoni 01.01.2025 11:59
-
Maqedoni 01.01.2025 11:26
Parashikimi i motit
Moti në mëngjes i ftohtë dhe me kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina. Gjatë ditës me diell dhe vranësira lokale.
-
Botë 01.01.2025 01:52
Kosovë, Poema dhe Diamanti dy foshnjat e para të lindura në vitin 2025
Poema dhe Diamanti janë foshnjat e para që kanë ardhur në jetë në vitin 2025 në Republikën e Kosovës.
Një gjë të tillë është bërë e ditur pas vizitës që kryeministri Albin Kurti ka bërë në minutat e para të këtij viti në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së në Prishtinë.
-
Maqedoni 01.01.2025 01:42
Presidentja, Siljanovska me rastin e vitit të ri fali shtatë të dënuar
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e Vitit të Ri, ka vendosur të falë shtatë persona të dënuar me burg.
Njëri prej tyre është liruar plotësisht, derisa gjashtë të tjerët do të lirohen pjesërisht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg.
-
Maqedoni 01.01.2025 01:32
Foshnja e parë e vitit 2025 në Maqedoni është djalë!
Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri – Shkup, ka dalë me informacion zyrtarë, duke njoftuar se foshnja e parë e lindur në vitin 2025, është djalë.
-
Botë 01.01.2025 01:24
Shqipëri, të lindurit e parë të 2025-ës janë binjakë!
Të lindurit e parë të vitit 2025-të në Shqipëri janë binjakë. Ares dhe Rajd erdhën në jetë te materniteti “Mbretëresha Geraldinë” të Tiranës, pak sekonda pasi kishte trokitur viti i ri.
-
Botë 01.01.2025 01:13
Tërmet në Kukës, e që ndjehet edhe në Prizren
Një tërmet prej 3.3 ballë rihter është regjistruar disa minuta para mesnatës në Kukës, 23 kilometra larg qytetit të Prizrenit të Kosovës.
Kujtojmë, edhe datën e 3 janarit të vitit të kalluar, në Kukës ishte ndjerë një tërmet, mirëpo që nuk kishte shkaktuar pasoja.
-
Botë 01.01.2025 00:44
Prizren, nga fishekzjarret lëndohet një person, dëmtohen banesa, lokale e vetura
Një person është lënduar, kurse janë dëmtuar objekte dhe vetura nga shpërthimi aksidental i mjeteve piroteknike sonte në Prizren.
Rastin e ka konfitmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.
-
Maqedoni 01.01.2025 00:29
Toshkovski: Qytetarët mund të ndjehen të sigurt, policia është e pranishme dhe e ndjek situatën
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sonte ka mbajtur takim pune me kryesinë e SPB Shkup dhe ka vizituar disa nga policët në terren të cilët në prag të festës së Vitit të Ri janë të ngarkuar të kujdesen për gjendjen e sigurisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
-
Maqedoni 01.01.2025 00:13
Presidentja e shtetit viziton Klinikën e Fëmijëve, pritet nga drejtori Rexhep Memedi
Presidentja e shtetit, Prof. Dr. Gordana Siljanovska Davkova, gjatë ditës së sotme vizitoi Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1807
- 1808
- 1809
- 1810
- 1811
- 1812
- 1813
- 1814
- 1815
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










