Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në shtetin e Uiskonsinit për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane.
Trump, në fundjavë, i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë, gjatë një tubimi në Pensilvani.
Këtë të diel, marina kineze dhe ruse filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake pranë provincës Guangdong në Kinën jugore, pak ditë pasi NATO e quajti Pekinin “mundësuesin kryesor” të luftës së Rusisë në Ukrainë, të cilën pala kineze e mohoi me forcë.
Trupat ruse kanë pushtuar një fshat të vogël në juglindje të Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes, duke vënë në pah përparimin që forcat ruse po vazhdojnë të bëjnë kundër forcave ukrainase.
Katër persona kanë vdekur nga të shtënat në një klub nate në Birmingham, SHBA, ndërsa tre të tjerë kanë vdekur nga disa të shtëna tjera jashtë një shtëpie në qytet, përfshirë një fëmijë të vogël, ka njoftuar policia në Alabama.