Lajme
-
Maqedoni 10.01.2026 11:31
Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me reshje të herëpashershme shiu dhe bore në zonat më të ulëta, ndërsa borë në zonat më të larta dhe në male. -
Botë 09.01.2026 22:03
Udhëheqësit evropianë dënojnë vrasjen e protestuesve në Iran
Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës e kanë dënuar vrasjen e protestuesve në Iran dhe i kanë bërë thirrje Teheranit të “përmbahet”, pas shtypjes brutale të demonstratave kundër pushtetit klerikal. -
Maqedoni 09.01.2026 21:20
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa.
-
Botë 09.01.2026 20:57
Stuhia Goretti godet Evropën me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu
Stuhia "Goretti" ka mbërritur në Belgjikë, e përcjellur nga erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe borë në rajonet më të larta, duke bërë që autoritetet të lëshojnë paralajmërime të shumta për motin, njoftoi Instituti Mbretëror Meteorologjik.
-
Botë 09.01.2026 20:49
Pronari i barit zviceran arrestohet pas tragjedisë që la 40 viktima
Një nga pronarët e barit zviceran ku 40 persona humbën jetën gjatë një zjarri në natën e Vitit të Ri është vënë nën mbajtje.
Prokurorët zviceranë njoftuan se Jacques Moretti, shtetas francez, përbënte një rrezik të mundshëm për t’u larguar dhe për këtë arsye u mor në paraburgim.
-
Botë 09.01.2026 19:26
Zyrtari i NATO-s paralajmëron SHBA-në: Nëse merrni Groenlandën, do t’ju konfiskojmë bazat në Europë
Kryetari i Komitetit të Zgjerimit të NATO-s në Austri, Gunther Fehlinger lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj SHBA-së mes pretendimeve se Donald Trump mund të vendosë marrjen e Groenlandës, duke mos përjashtu edhe ndërhyrje ushtarake atje.
-
Botë 09.01.2026 19:03
13 të vdekur nga sulmet izraelite në Gazë, Trumpi pritet ta shpallë Bordin e Paqes
Të paktën 13 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë, ndërkohë që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të shpallë krijimin e Bordit të Paqes për ta mbikëqyrur armëpushimin e brishtë.
-
Maqedoni 09.01.2026 18:40
DPHM: Nga java e ardhshme mëngjese shumë të ftohta dhe temperatura ditore nën zero
Reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës në viset më të ulëta dhe borë në viset më të larta dhe në male do të ketë nesër paradite, kur do të fryjë erë e matur deri e përforcuar jugore, mbi 60 kilometra në orë. Pasdite reshjet do të jenë vetëm me borë. -
Maqedoni 09.01.2026 18:17
Aksident trafiku në Shkup, lëndohet një person
Një person është goditur sot rreth mesditës në rrugën e Shkupit “Fronti Popullor”, në afërsi të qendrës tregtare “Zebra”, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht, policia po e siguron zonën, ndërsa i lënduari është dërguar në spital. -
Maqedoni 09.01.2026 17:54
Ibraim: Të dëshmohet uniteti i komunitetit turk
Në zgjedhjet e përsëritura lokale më 11 janar, do të votohet edhe në Komunën e Qendër Zhupës, ku kandidat i vetëm është Arijan Ibraim nga Partia Demokratike Turke.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 570
- 571
- 572
- 573
- 574
- 575
- 576
- 577
- 578
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










