Lajme

  • Botë 19.03.2018 10:57

    Trump "nuk po shqyrton" shkarkimin e Muellerit

    Deklarata e avokatit Ty Cobb vjen pasi Trump, me disa postime në Twitter, i ka kritikuar hetimet e Muellerit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.
     
  • Maqedoni 19.03.2018 10:37

    Maqedoni, Komisionet kuvendore sot do të mbajnë seanca

    Në seancën plenare të Kuvendit, do të debatohet për ligjet për energji, ekonomi, financa, turizëm, shëndetësi, bujqësi, ekologji dhe fusha tjera.
     
  • Maqedoni 19.03.2018 10:20

    Vazhdon gjykimi për rastin “Ryshfeti”

    Në këtë rast i akuzuar është kryeministri aktual, Zoran Zaev.

    Ai akuzohet se ka kërkuar 160 mijë euro ryshfet nga një biznesmen në Strumicë për privatizimin e pesë parcelave, kohën kur udhëhiqte me këtë komunë.

    Në seancën e sotme gjyqësore pritet të dëgjohen dëshmitë dhe CD-të.

  • Botë 19.03.2018 10:06

    NATO nis zhvendosjen në seli të re në Bruksel

    Zhvendosja e personelit prej rreth 4,000 vetash do të marrë 12 javë kohë, thanë zyrtarët.
     
    Ndërtesa e re është pranë selisë ekzistuese të aleancës, e cila do të vazhdojë të shfrytëzohet gjatë periudhës së tranzicionit.
  • Ekonomi 19.03.2018 09:51

    Gjendja e rrugëve në Maqedoni

    Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë zhvillohet në vende pjesërisht të lagura, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.
     
    Në rrugët jashtë qyteteve komunikacioni zhvillohet me intezitet mesatar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
     
  • Botë 19.03.2018 09:36

    Rasti Skripal: Ekspertët ndërkombëtarë arrijnë në Britani

    Ekspertë ndërkombëtarë të armëve kimike arrijnë sot në Britani për të marrë mostra nga agjenti nervor, i cili është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus në qytetin Sallsbëri të Anglisë, më 4 mars.
     
  • Maqedoni 19.03.2018 09:11

    Pasdite reshje të mëdha, nga enjtja ftohje

    Reshje me intensitet më të madh do të ketë pasdite në pjesët perëndimore dhe veriore, ku lokalish do të bien mbi 20 litra në metër katror, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
     
  • Botë 18.03.2018 19:53

    Trump akuzon prokurorin Mueller për njëanshmëri politike

    Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller, duke e akuzuar atë për njëanshmëri politike në hetimin e tij për lidhjet e zyrtarëve të fushatës zgjedhore të zotit Trump me Rusinë në vitin 2016 dhe për të përcaktuar nëse presidenti pengoi drejtësinë kur u përp
  • Botë 18.03.2018 19:24

    Erdogan: Kemi marrë nën kontroll qytetin Afrin

    Erdogan ka njoftuar se forcat e mbështetura nga Turqia kanë marrë nën kontroll qytetin sirian Afrin, pas dy muajsh ofensivë kundër milicisë kurde të Sirisë.
  • Botë 18.03.2018 18:53

    Rusi zgjedhje presidenciale, putini për mandat të katërt

    Mbi 100 milionë njerëz kanë të drejtë vote në Rusi, ku Putini pritet të konfirmohet për një tjetër periudhë gjashtëvjeçare duke mposhtur  kandidatët e tjerë.

Pages