Lajme

  • Ekonomi 26.07.2017 10:15

    Biznes forum i Maqedonisë dhe i Turqisë

    Rreth 20 kompani nga Adijamani, Turqia lindore, sot do të kenë takime të drejtpërdrejta me kompanitë e Maqedonisë në biznes forumin që e organizon Oda ekonomike e Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO).

  • Maqedoni 26.07.2017 10:02

    Ministrja Shekerinska për vizitë në Shqipëri

    Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska do të qëndrojë për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Shqipërisë.

  • Maqedoni 26.07.2017 09:49

    "Ndërtojmë gjenerata të reja" - moto e edicionit jubilar të "DrimON"

    Me rreth njëzet shfaqje, mbi 40 pjesëmarrës dhe program pesëditor nën moton "Ndërtojmë gjenerata të reja", sot në Strugë fillon edicioni i pestë jubilar i Festivalit për procecim të kulturës "DrimON".

  • Maqedoni 26.07.2017 09:30

    Shkupi shënon përvjetorin nga tërmeti katastrofal i vitit 1963

    Shkupi me disa aktivitete dhe manifestime shënon 54 vite nga tërmeti katastrofal në vitin 1963, në të cilin 1.070 njerëz e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan.

  • Maqedoni 26.07.2017 09:17

    Parashikimi i motit

    Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 21, ndërkaq e ditës prej 29 deri 36 gradë.

  • Botë 25.07.2017 21:49

    Në përmbytjet në Indi humbën jetën tetë, ndërsa janë evakuuar 36.000 persona

    Vetëm në 24 orët e fundit edhe tetë persona e kanë humbur jetën në përmbytjet që në shtetin indian Guzharet janë shkaktuar nga reshjet musone të shiut, ndërsa me helikopterë dhe anije deri tani janë evakuuar më shumë se 36.000 banorë.
     
  • Botë 25.07.2017 20:51

    Francë, zjarr masiv në ishullin e Korsikës

    Sipas autoriteteve lokale, të cituara nga mediat franceze, flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë 900 hektarë tokë pyjore të ishullit.

    Gjithashtu, deklarojnë burimet, zjarri kërcënon shumë banesa në lokalitetin Bigulia, ku qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët.

  • Botë 25.07.2017 20:24

    Izrael, hiqen metalzbuluesit nga vendi i shenjtë

    Izraeli ka vendosur të heq zbuluesit metalikë nga vendi i shenjtë në Jerusalem dhe ka bërë të ditur se do të përdorë masa mbikëqyrëse më të lehta.
     
    Siç njofton kabineti i kryeministrit, Benjamin Netanyahu, vendimi u miratua në orët e para të së martës.
  • Botë 25.07.2017 19:56

    Rusi, policia shpërndan protestuesit në Kemerovo

    Policia e Rusisë i ka shpërndarë sot protestuesit në qytetin siberian, Kemerovo, që ishin mbledhur për ta mbështetur politikanin opozitar, Aleksei Navalny, i cili tashmë po zhvillon fushatë intensive për zgjedhjet presidenciale të Rusisë, vitin e ardhshëm.

  • Maqedoni 25.07.2017 19:16

    Dy plaçkitje në Shkup

    Siç kumtoi MPB, D.P ka qenë me një shok kur nga një automjet udhëtimi "Audi A6" ka dalë një person i panjohur dhe ka nisur ta fyejë dhe t'i kanoset.
     

Pages