Izraeli tha se do të heqë detektorët metalikë, të vendosur në hyrje të një vendi të shenjtë në Jerusalem.
Detektorët kanë zemëruar myslimanët dhe kanë çuar në dhunë, që ka rezultuar me vrasjen e së paku tetë personave.
Izraeli tha se do të heqë detektorët metalikë, të vendosur në hyrje të një vendi të shenjtë në Jerusalem.
Detektorët kanë zemëruar myslimanët dhe kanë çuar në dhunë, që ka rezultuar me vrasjen e së paku tetë personave.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia duhet të nisë dialogun e brendshëm për zgjidhjen e asaj që ai quajti "nyja gordiane" e Kosovës, në mënyrë vendi të që të ecë përpara dhe telashet të mos u mbeten gjeneratave të ardhshme.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thene se i ka dhënë fund programit për mbështetjen e rebelëve që luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, pasi ai ka qenë "masiv, i rrezikshëm dhe i kotë".
Në Shqipëri, kryetari i ri i shtetit, Ilir Meta, bëri të hënën betimin në parlament. Meta, ne fjalimin e tij, u zotua se do të angazhohet në respektimin e Kushtetutës, reformat, marrëdhëniet me opozitën dhe rolin e Shqipërisë në rajon.
Gjykata Supreme sot do të duhet të diskutojë për ankimimet e vendimit të Gjykatës së Apelit për paraburgim të tre të akuzuarit në rastin “Target” dhe “Fortesa”.
Për shkak të ndërhyrjeve teknike, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në komunën Karposh, Studeniçan dhe Çuçer Sandevë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, së bashku me një delegacion të kabinetit të tij, prej sot është për vizitë pesëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji realizoi takim me ambasadoren kroate Danijela Barishiq.
Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i cili javën e kaluar është diagnostikuar me kancer në tru, do t'i kthehet sot punës në Senat.
Në rajonin e Rupotinës, në afërsi të Splitit, mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh, ndërsa sipas informatave të fundit ai është lokalizuar, shkruan gazeta "Sllobodna Dalmacija".