Ligjvënësit në Britani janë duke i bërë thirrje qeverisë që të revokojë shtetësinë për gruan e presidentit sirian Bashar al-Assad, në përgjigje për mbështetjen e saj për qeverinë e bashkëshortit të saj gjatë gjashtë vjetësh luftë civile.
Autoritetet irakiane kanë akuzuar grupin militant Shteti Islamik se po përdor “materiale kimike toksike” në betejën për Mosulin, por ata kanë thënë se përdorimi i këtyre armëve ka pak efekt në ofensivën irakiane për të rimarrë nën kontroll këtë qytet.
Partia kryesore e opozitës në Turqi kërkon rinumërim të votave pas rezultatit të ngushtë të referendumit të së dielës, që i jep Presidentit Rexhep Taip Erdogan fuqinë ta zgjerojë ndjeshëm pushtetin e tij.
Në Republikën e Maqedonisë nuk janë importuar përpunime të mishit nga prodhuesi Perutnina nga Ptuj, me datë prodhimi për të cilën Ministria kroate e Bujqësisë mbrëmë ka urdhëruar tërheqje nga tregu i Republikës së Kroacisë për shkak të pranisë së përcaktuar të bakterit salmonela.
Metoda e re ul ndjeshëm mundësinë statistikore që dy persona me lidhje gjaku të rezultojnë me një profil të ngjashëm ADN-je. Zëri i Amerikës vizitoi laboratorin që zhvilloi metodën e re.
55 milion turq po votojnë në referendumin, që do të vendosë nëse vendi do të ndryshojë Kushtetutën për të krijuar sistemin presidencial, një lëvizje kjo që mund t’i jap presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan fuqi të reja dhe ta lejojë atë të qëndrojë në pushtet edhe për më shumë se 10 vjet të
"Koreja e Veriut ka tentuar të testojë një tip të paidentifikuar të raketës nga zona Sinpo mëngjesin e sotëm, por ne besojmë se lasimi i raketës ka dështuar”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.