Tribunë për regjistrimin për pagesë të TVSH-së të personave fizik të cilët kryejnë veprimtari ekonomike do të mbahet sot në organizim të Qendrës për politikë tatimore dhe Asociacionit të hulumtusve ekonomik.
Lajme
-
Maqedoni 23.03.2017 10:58
-
Botë 23.03.2017 10:23
Sulmi në Londër, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur
Pesë persona e humbën jetën në sulmin e djeshëm në Londër në urën Uestminster, në rajonin e parlamentit. Mes tyre ka edhe një polic, tre civilë dhe sulmuesi i cili u vra në afërsi të parlamentit.
-
Kulturë 23.03.2017 10:20
Ekspozitë jubilare e pedagogëve figurativ në Kinotekën e Maqedonisë
Me vepra të 35 krijuesve figurativ sot në Kinotekën e Maqedonisë do të hapet ekspozita tradicionale jubilare, e 35-të, e pedagogëve figurativ nga Maqedonia.
-
Maqedoni 23.03.2017 10:10
Një autobus udhëtarësh u dogj afër pikës pagesore Shkup Tetovë
Një autobus i udhëtarëve, i cili kthehej nga servisi, mbrëmë është kapluar nga flakët në afërsi të pikës pagesore Shkup Tetovë.
Nuk ka viktima dhe të lënduar, por është shkaktuar dëm material.
-
Maqedoni 23.03.2017 10:05
Takim vjetor i koordinatorëve të frankofonisë nga rajoni
Takim vjetor i koordinatorëve kombëtar të Frankofonisë nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Lindore, sot do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në suaza të shënimit të “Muajit të frankofonisë”.
-
Maqedoni 23.03.2017 09:50
PPS-ja njofton për hetimet financiare
Prokuroria Speciale Publike ka hapur lëndë hetuese për katër persona.
Hetimi i parë nën emrin “Tabela”, hetimi i dytë nën emrin e koduar “300”, hetimi i tretë “Total” dhe hetimi i katërt “Tifany”.
-
Maqedoni 23.03.2017 09:40
Vazhdon koordinimi për komisionin kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve
Në orën 11 sot duhet të vazhdojë takimi koordinues i përfaqësuesve të grupeve parlamentare për konfirmimin e propozimit për krijimin e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
-
Maqedoni 23.03.2017 09:17
Parashikimi i motit për sot
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira lokale.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 1 deri 6 gradë, kurse gjatë ditës prej 19 deri 26 gradë Celsius.
-
Botë 22.03.2017 22:03
Aksident hekurudhor në Zvicër
Një tren që ka qarkulluar në relacionin Milano - Bazel sot doli nga binarët e stacionit në qytetin zviceran Lucern, me ç'rast janë lënduar disa persona, njoftoi policia. -
Maqedoni 22.03.2017 21:37
Një pjesë e lagjes Vodno nesër dhe pasnesër pa ujë
Ndërprerja me furnizim me ujë është për shkak të pastrimit dhe klorimit të rezervoarit Vodno.Ujë nuk do të ketë deri në përfundim të punëve./mia
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 9667
- 9668
- 9669
- 9670
- 9671
- 9672
- 9673
- 9674
- 9675
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










