Komisioni për zgjedhje dhe emrime me 10 vota për konfirmoi kandidaturën e Abdush Demirit për anëtarë të shtatë të KSHZ-së. Nuk pati kundërshtime, ndërkaq vetëm një deputetë ishte I përmbajtur.
Zyra e jashtme për punë penale – Gostivar, ka dorëzuar kallëzim penal kundër M.L.(30) dhe E.S.(35), të dy nga Gostivari, për shkak të dyshimit për veprën penale “paraqitje e rreme”, ndërsa i akuzuari i dytë edhe për veprën “bashkekzekutim”.
Dy ditë pas vendimit të Qeverisë që lejet e qarkullimit dhe lejet e vozitjes të jenë falas për qytetarët, në stacionet për kontroll teknike duhet të paguhet pak më shumë se 1,150 denarë. Qytetarët thonë se janë konfuzë, por edhe të revoltuar.
Me propozim të kryesisë së Aleancës për Shqiptarët dhe me mbështetjen e Lëvizjes Evropiane për Ndryshim, kryetari i ASh-së Arben Taravari, zyrtarisht është kandidat i opozitës shqiptare për zgjedhjet presidenciale.
Gjatë javës së gjashtë të vitit 2024, nga data 5 deri më 11 shkurt, në vend u raportuan 1.875 raste të raportimeve për persona që vuanin nga gripi dhe sëmundje të ngjashme me gripin. Kjo përfaqëson 13.4 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj të këtij viti, fillon më 18 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të 6 majit, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.