Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryj erë e dobët nga drejtimi verior.
-
Maqedoni 23.09.2022 09:10
-
Maqedoni 22.09.2022 19:45
Kasami: Mungojnë librat shkollorë në të gjitha gjuhët
Pas tre javësh fillim të vitit shkollor ende në komunën e Tetovës nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kanë mungesë të librave.
Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi se në këtë komunë ka mungesë të librave në të gjitha gjuhët.
-
Maqedoni 22.09.2022 19:23
“Covid”, 57 të infektuar dhe 90 të shëruar
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 704 testime ndërsa janë regjistruar 57 raste të reja me “Covid-19”, bën të ditur minsitria e shëndetësisë.
-
Maqedoni 22.09.2022 18:59
Berisha thirrje për grevë, reagime të ashpra nga PS
Sali Berisha dhe një thirrje e tij për greva të përgjithshme në gjithë vendin, ngjalli përplasje të forta në Parlament. Socialistët i kujtuan se qeverisja e tyre nuk ka asnjë të përafërt me kohën kur Berisha në pushtet ka tradhtuar Shqipërinë e kur ka vrarë disa protestues në Bulevard.
-
Maqedoni 22.09.2022 18:25
Kumanovë, rritet numri i fëmijëve me virozë sezonale
Ndryshimi drastik i temperaturave si dhe fillimi i vitit të ri shkollor janë ndër faktorët kyç për rritjen e numrit te fëmijëve të sëmurë nga viroza sezonale në rajonin e Kumanovës.
-
Maqedoni 22.09.2022 18:05
Arsovska: Shkarkimet po bëhen për mbrojtjen e buxhetit
Procedurat e shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit po realizohen sipas afateve ligjore, thotë kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.
-
Maqedoni 22.09.2022 17:41
“Agjenda 2030 për barazi”: Angazhim më i madh i personave me nevoja të veçanta
Maqedonia e Veriut ngec me përfshirjen e personave me nevoja të posaçme në shoqëri, vlerëson grupi parlamentar i VMRO–DPMNE-së.
-
Maqedoni 22.09.2022 17:25
UNT dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë
Rektori i UNT-së, Izet Zeqiri, dhe kryetari i Akademisë së Shkencave e Shqipërisë, Skender Gjinushi, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.
-
Maqedoni 22.09.2022 17:11
Debat publik “Gjuha diskriminuese në mediat digjitale”
Është e rëndësishme që të gjithë ata që fshihen pas komoditetit të tastierës të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e asaj që shkruhet apo thuhet, kështu theksoi presidenti Stevo Pendarovski gjatë diskutimit publik në temë “Gjuha diskriminuese në mediat digjitale-situata dhe sfidat”.
-
Maqedoni 22.09.2022 16:50
VMRO/LSDM, përplasje për keqpërdorime tenderësh
Marrëveshja e nënshkruar nga ana e Shërbimeve për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, me një kompani nga Shkupi, e cila duhet të furnizojë Qeverinë me peshk të freskët, oktapod dhe fruta deti, e cila kapë vlerën e 20 mijë e 500 eurosh, ka përplasur pushtetin dhe opozitën.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2004
- 2005
- 2006
- 2007
- 2008
- 2009
- 2010
- 2011
- 2012
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










