Seanca gjyqësore për rastin “Pacelat në Vodno” e cila duhej të mbahej sot është anuluar për shkak se njëri nga të akuzuarit është në izolim shtëpiak, pasi ka dal pozitiv ndaj Covid-19, njoftuan nga Gjykata Penale.
-
Maqedoni 11.11.2021 10:20
-
Maqedoni 11.11.2021 09:49
Kuvend, në seancën e sotme mocioni ndaj Qeverisë
Sot mbahet seanca kuvendore në rend dite të së cilës është mocioni ndaj qeverisë.
Mocioni është ngritur nga VMRO-DPMNE, me përkrahje edhe nga Aleanca për shqiptarët, Alternativa dhe lëvizja Besa.
-
Maqedoni 11.11.2021 09:19
Parashikimi i motit
Moti paraditen e sotme do të jetë me vranësira dhe paraqitje të mjegullës në disa lugina.
Gjatë ditës me vranësira mesatare dhe erë të dobët nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 6, ndërsa ajo maksimale prej 10 deri në 15 gradë.
-
Maqedoni 10.11.2021 20:05
Mocioni i mosbesimit, Zaev mbledh partnerët e koalicionit
Përpara seancës së mocionit të votëbesimit, krerët e koalicionit janë takuar me kryeministrin Zaev. Pas takimit nuk ka pasur deklarata përveç nga kreu i PDSH-së Thaçi i cili ka thënë se shumica është e sigurt. -
Maqedoni 10.11.2021 18:27
Rutte në vizitë në Shkup, potencoi përkushtimin për nisjen e negociatave
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, mbërriti pasdite në Shkup. Kjo është vizita e parë e tij në vendin tonë. Rutte u prit nga zëvendëskryeministri i për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov. -
Maqedoni 10.11.2021 18:16
Zjarr në Kumanovë, digjet depoja e materialeve, një viktimë
Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer sot në ambientet e zyrës së një depoje për material ndërtimor në Kumanovë. Po hetohen shkaqet e shpërthimit të tij. -
Maqedoni 10.11.2021 18:02
Revidohet lista, 17 deputetë tërhoqën firmat nga mocioni fillestar
Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit njoftuan se 17 deputetë i kanë tërhequr nënshkrimet nga mocioni për mosbesimin e Qeverisë. Me këtë, lista reviduar, në të cilën opozita kërkon votimin e mosbesimit të Qeverisë ka 17 nënshkrime më pak. -
Maqedoni 10.11.2021 17:56
Covid-19, 13 viktima dhe 656 raste të reja në 24 orë
13 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Viktimat janë 4 nga Shkupi, 2 nga Kumanova dhe nga 1 në Prilep, Gjevgjeli, Kavadar , Ohër, Radovish, Sveti Nikollë dhe Shtip. -
Maqedoni 10.11.2021 17:48
Rutte në Shkup, Ruzhin: Përkrahje direkte për qeverinë aktuale
Vizita e kryeministrit holandez, Mark Rutte, me vete sjell dy mesazhe: e para ka të bëjë me përkrahjen e tij për të ruajtur stabilitetin qeveritar dhe e dyta - për të vazhduar kursin e mëtutjeshëm eurointegrues, thotë ish ambasadori, Nano Ruzhin. -
Maqedoni 10.11.2021 17:31
Kanë angazhime profesionale në Shkup, japin dorëheqje 3 këshilltarë të BDI-së në Kërçovë
Me 12 vota pro, kryetar i ri i Këshillit të Kërçovës u zgjodh këshilltari i BDI-së, Skender Xhabiri, i cili i ftoi këshilltarët që të angazhohen bashkërisht për interesin e qytetarëve dhe zhvillimin e komunës së Kërçovës.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2552
- 2553
- 2554
- 2555
- 2556
- 2557
- 2558
- 2559
- 2560
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










