Prej sot fillon vaksinimi masiv anti COVID me vaksinën kineze “Sinofarm”.
Gjatë javës së kaluar kanë arritut 200 mijë vaksina kineze, ndërkaq sot pritet të arrijnë edhe dërgesa e parë e vaksinave donacion i Bashkimit Evropian të kompanisë Pfizer.
Prej sot fillon vaksinimi masiv anti COVID me vaksinën kineze “Sinofarm”.
Gjatë javës së kaluar kanë arritut 200 mijë vaksina kineze, ndërkaq sot pritet të arrijnë edhe dërgesa e parë e vaksinave donacion i Bashkimit Evropian të kompanisë Pfizer.
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive sot do të shqyrtojë raportin e punës së Komisionit Anti-korrupsion për vitin 2020. Gjatë vitit të kaluar janë formuar 102 lëndë me vetiniciativë njoftojnë nga Antikorrupsioni.
Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka nisur që dje një turne ballkanik që si stacion të parë kishte mbrëmë Beogradin ndërsa sot pasdite do të qëndrojë në Shkup
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i cili është në një turne evropian si pjesë e veprimtarisë së përforcuar diplomatike para vendeve anëtare të BE, do të qëndrojë sot në Kopenhagë, për t'u takuar me homologun e tij, Jepe Kofod.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot do të sjellë vendim ndaj propozimit të Shtabit të krizës, ku u kërkua lehtësimi i masave anti-Covid.
Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të vogla dhe do të fryjë erë e matur nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 15 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 19 deri 26 gradë Celsius.
Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri ka marrë vendim që të heq plotësisht masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve me karantinë 14 ditore për qytetarët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.
“Pa media të lira, nuk ka informacione objektive veçanërisht, gjatë pandemisë aktuale Covid-19”, thekson presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave.