• Maqedoni 20.05.2019 16:06

    Bashkëpunimi Maqedonia e Veriut – Kosova, kuvendi votoi, njihen reciprokisht lejet për vozitje

    Me 76 vota për, asnjë të përmbajtur dhe asnjë kundër, kuvendi miratoi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Republikës së Kosovës për njohje reciproke të lejeve për vozitje.

  • Maqedoni 20.05.2019 15:41

    SHGM: T’i jepet fund lëndës kundër Kezharovskit

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon nga Prokuroria themelore dhe Gjykata Penale që të tërheqin, respektivisht të hedhin poshtë akuzën ndaj gazetarit, Tomisllav Kezharovski. ShGM do të insistojë për vendime të drejta nga Gjykata dhe Prokuroria, derisa Kezharovski të lirohet nga akuza.

  • Maqedoni 20.05.2019 15:11

    Pendarovski takon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti

    Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka takuar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

    Dy bashkëbiseduesit ka këmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

  • Maqedoni 20.05.2019 15:01

    Pendarovski priti Xhaferin në presidencë, të gjitha kapacitetet në favor të marrjes së datës

    Rëndësia e Parlamentit në realizimin e agjendës reformuese dhe dimensioni parlamentar në realizimin e interesave të shtetit janë diskutuar në takimin e parë mes shefit të shtetit, Stevo Pendarovski, dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në takimin e parë në vilën Vodno.
     
  • Maqedoni 20.05.2019 14:38

    Jeremy Jones për vizitë në ITSHKSH

    Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, qëndroi për  vizitë Jeremy Jones – drejtor i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Komunitare të Australisë, i cili njëherazi është edhe drejtor i Këshillit Izraelito-Australian për Çështjet Hebraike.

  • Maqedoni 20.05.2019 11:10

    Dorëhiqet drejtori i DMDHP-së, Goran Trajkovski

    Goran Trajkovski dha dorëheqjen nga posti i drejtorit në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

  • Maqedoni 20.05.2019 10:55

    Kuvend, njohje reciproke e patentë shoferëve me Kosovën

    Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së sotme plenare, do të shqyrtojë 26 propozim ligje dhe raporte vjetore.

  • Maqedoni 20.05.2019 10:43

    Ligjet e sigurisë para komisioneve kuvendore

    Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për mbrojtje dhe siguri, për çështje evropiane, për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

  • Maqedoni 20.05.2019 10:07

    Takimi Pendarovski -Xhaferi

    Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski,  realizoi takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.

    Ky është takimi i tij zyrtar i cili u mbajt pas inaugurimit të Pendarovskit për shef të shtetit.

  • Maqedoni 20.05.2019 09:37

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa pasdite pritet që të ketë reshje lokale të shiut, deklarojnë nga Enti Hidrometeorologjik.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri më 13 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri më 26 gradë celsius.

Pages