Prokuroria e Kumanovës ka hedhur poshtë kërkesën për tërheqjen e prokurores, Suzana Kusigerska, në rastin e vrasjes së vogëlushit 4-vjeçar, Almir Aliut. Prokuroria Themelore e Kumanovës i ka vlerësuar si të pabaza kërkesën e palës së dëmtuar.
-
Maqedoni 15.02.2018 12:44
-
Maqedoni 15.02.2018 12:25
Antonio Dimov drejtor i ri i Burgut të Idrizovës
Antonio Dimov është emëruar drejtori i ri i Institucionit Ndëshkues-Korrektues të Burgut të Idrizovës.
Ai vjen nga radhët e PLD-së, ndërsa është zgjedhur në seancën e 54-të të seancës qeveritare.
-
Maqedoni 15.02.2018 12:09
Sofje, takim i ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së
Në Sofje të Bullgarisë mbahet sot takimi i shefave të diplomacies të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve aspirante për anëtarësim, ku merr pjesë edhe shefi I diplomacies së MAqedonisë Nikolla Dimitrov.
-
Maqedoni 15.02.2018 11:44
Osmani, administrata po përgatitet për bisedimet me BE-në
Administrata po përgatit të gjitha kapacitetet për fillimin eventual të bisedimeve me Bashkimin Evropian, paralajmëron Zëvendëskryeminsitri Bujar Osmani.
-
Maqedoni 15.02.2018 11:19
Një burrë e ka vrarë gruan, e ka lënduar vajzën dhe është vetëvrarë
Pas një zënke familjare B.A. (54) nga Koçani mbrëmë e ka vrarë bashkëshorten e tij L.A. (44) para dy fëmijëve të tyre, e pastaj duke kërcyer nga çatia e shtëpisë familjare është vetëvrarë.
Ai e ka lënduar edhe vajzën e tij, e cila ka tentuar t'i ndihmojë nënës.
-
Maqedoni 15.02.2018 10:59
Niveli i lumenjve mbi mesataren, niveli i Pçinjës është dyfishuar
Niveli i të gjithë lumenjve në Maqedoni është mbi mesataren e muajit shkurt. Dyfish është rritur niveli i lumit Pçinja në Banjën e Katllanovës.
-
Maqedoni 15.02.2018 10:30
Seancë e Këshillit gjyqësor
Për 110 parashtresa për shkarkimin e gjykatësve duhet të debatojnë anëtarët e Këshillit gjyqësor në seancat e ardhshme, nga e cila e para është caktuar për sot. Më së shumti iniciativa për shkarkim janë propozuar nga Këshilli për konfirmimin e fakteve, por ka edhe parashtrues të tjerë.
-
Maqedoni 15.02.2018 10:01
Të akuzuarit në "T.N.T" sot në hetim të "bombave" për Kosmos
Seanca gjyqësore për rastin T.N.T." për prishjen e kompleksin "Kosmos" sot nuk do mbahet sepse të akuzuarit do të kontrollojnë provat e Prokurorisë Publike Speciale. Bëhet fjalë për 26 audio-incizime të bisedave telefonike, 50 mesazheve SMS dhe një ekspertize.
-
Maqedoni 15.02.2018 09:47
Ndalesë për kamionë në rrugën Gostivar-Mavrovë-Dibër
Në rrugën Gostivar-Mavrovë-Dibër nga ora 6:30 e mëngjesit është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
-
Maqedoni 15.02.2018 09:25
Parashikimi i motit për sot
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në pjesët perëndimore me reshje të përkohshme të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 4690
- 4691
- 4692
- 4693
- 4694
- 4695
- 4696
- 4697
- 4698
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










