-
Maqedoni 05.12.2025 09:27
Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në Gjavatë, Pletvar, Strazhë dhe Krushevë
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi trasa të lagështa. Ka dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra për shkak të mjegullës në kalimet malore Gjavatë, Pletvar, Strazhë dhe Krushevë. -
Maqedoni 05.12.2025 09:09
Në Kuvend mbledhje e Këshillit Buxhetor
Në Kuvend sot do të mblidhet Këshilli Buxhetor. Në agjendë është Propozim-vendimi për dhënie pëlqimi financiar për Planin vjetor të ndryshimit dhe plotësimit të Planit vjetor për angazhimin e kuadrit në Sekretariatin e Kuvendit për vitin 2025. -
Maqedoni 05.12.2025 08:52
Parashikimi i motit
Kudo do të jetë vranët me reshje shiu, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët jugore (lokalisht mbi 40 l/m² në 24 orë). Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. -
Maqedoni 04.12.2025 21:54
Zjarr i madh në Çarshinë e Vjetër të Shkupit pranë “Shën Spasit”
Një zjarr i madh ka shpërthyer sonte pranë “Pivnicës” dhe kishës “Shën Spasi” në fillim të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, aty ku po digjet objekti i braktisur menjëherë pranë lokalit të njohur.
-
Maqedoni 04.12.2025 17:35
Ngjarje historike për komunitetin musliman, për herë të parë në vendin tonë vjen Imami i Qabes
Një vizitë historike dhe tejet domethënëse për besimtarët muslimanë në vend, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut ka ardhur Imami i Qabes nga Meka, Mahir Muajkali. Ai u prit në një takim zyrtar nga Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në RMV, Shaqir Ef.
-
Maqedoni 04.12.2025 17:17
Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Strumicës
SPB-Strumicë në Prokurorinë Themelore Publike ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneriteti
-
Maqedoni 04.12.2025 16:40
Gjuha shqipe në produkte, Kushtetuesja bllokon nismën për heqjen e shqipes
Gjykata Kushtetuese ka bllokuar nismën e avokatit Valentin Pepelugoski për heqjen e gjuhës shqipe nga deklaratat e produkteve. Në Kushtetuese nuk u sigurua shumicë votash për ta rrëzuar ose mbështetur iniciativën e tillë.
-
Maqedoni 04.12.2025 16:10
Idrizovë, vazhdon procesi gjyqësor për tragjedinë në Koçan
Prindërit e viktimave në diskotekën “Puls” në Koçan u mblodhën para gjykatës në Idrizovë, ku u mbajt seanca e radhës gjyqësore.
-
Maqedoni 04.12.2025 15:46
“Qyteti i Sigurt”, është evidentuar 231 km/orë në unazën e Shkupit, qytetarët: Sistem për vetëdijesim në trafik
Dënimi është ilaçi më i mirë për të vendosur rend, kështu u shpreh një qytetar për sistemin e ri “Qyteti i Sigurt”, i cili vetëm për disa ditë përmes kamerave të MPB-së evidentoi një sërë parregullsish dhe shkeljesh në komunikacion. -
Maqedoni 04.12.2025 15:34
Dita Ndërkombëtare kundër korrupsionit, Çuçul: Jam i vendosur në këtë betejë
Kryetari i ri i Antikorrupsionit, Adem Çuçul, është i vendosur që misionin e tij ta kryejë me përgjegjësi dhe dinjitet. Bashkë me ekipin e tij do ta luftojë korrupsionin, duke kërkuar llogaridhënie dhe transparencë, siguroi ai në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 490
- 491
- 492
- 493
- 494
- 495
- 496
- 497
- 498
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










