-
Maqedoni 03.06.2025 17:13
Mickoski: Ekonomia po përparon, radhitemi në vendin e katërt
Rritja e PBV-së në tre tremujorët e fundit prej 3 dhe mbi 3 për qind e pozicionon ekonominë maqedonase në vendin e katërt pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë, thonë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës dhe Eurostat-it, Kryeministri Mickoski theksoi se -
Maqedoni 03.06.2025 16:14
Shkolla në Nerovë, MASh-i filloi procedurën për statusin e shkollës
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka filluar procedurën rreth statusit të shkollës fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të komunës së Krushevës. -
Maqedoni 03.06.2025 15:57
Prokuroria nisi hetim për një ndërtim pa leje në Çair
Prokuroria Publike ka nisur hetim për një ndërtim të paligjshëm në Çair. Pas verifikimeve është nxjerrë urdhër për procedurë hetimore ndaj një personi për ndërtim pa leje, sipas nenit 244 të Kodit Penal. -
Maqedoni 03.06.2025 15:40
Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, Inspektorët, takim pa epilog në Kuvend
Takimi i të punësuarve në Inspektoratin Për Përdorimin e Gjuhëve në Kuvend me koordinatorët e grupeve parlamentare ka përfunduar pa epilog. -
Maqedoni 03.06.2025 15:23
Rezoluta e PE-së për RMV-në, Kos: Shkupi dhe Sofja të merren vesh
Një ditë para debatit mbi rezolutën për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, eurokomisarja për zgjerim nuk jep koment, sepse konsideron se kjo është punë e organit legjislativ të BE-së. -
Maqedoni 03.06.2025 15:06
Konfederata e Organizatave Sindikale, pragu i përfaqësimit do të ulet në 5 për qind
Pragu për përfaqësimin sindikal do të ndryshohet nga 10 në 5 për qind. Pasi deputetët e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale u takuan me udhëheqësit sindikalë të disa organizatave, ata do të paraqesin një propozim për ndryshime në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës.
-
Maqedoni 03.06.2025 14:49
Deputetët e Taravarit humbën vendet në komisionet parlamentare
Pas daljes së ASh-së së Taravarit në opozitë, deputetët e kësaj partie me automatizëm kanë humbur edhe vendet të cilat u kanë takuar si anëtarë dhe zëvendësanëtarë në komisionet parlamentare.
-
Maqedoni 03.06.2025 14:27
Tetovë, është përuruar një pjesë e rrugës “Murat Bafqari”
Më në fund është përuruar dhe lëshuar në qarkullim një pjesë e rrugës “Murat Bafqari” në Tetovë, e cila komunës i ka kushtuar pesë milionë denarë. I pari i Tetovës, Bilall Kasami, tha se me këtë investim tani kjo rrugë është e kompletuar me gjitha standardet rrugore.
-
Maqedoni 03.06.2025 14:15
Kasami: Kandidati ynë për Kërçovën do të shkojë në raundin e dytë
Bilall Kasami nga VLEN thotë se do të kenë kandidat për komunën e Kërçovës, por ende nuk e kanë caktuar kandidatin me të cilin pretendojnë të fitojnë komunën e Kërçovës. -
Maqedoni 03.06.2025 12:54
Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, Bexheti: Nuk e përkrahim propozimin e Mickoskit
Vendosja e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve nën kompetencën e Ministrisë së Drejtësisë, si zgjidhje afatshkurtre nuk do të përkrahet nga BDI.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 629
- 630
- 631
- 632
- 633
- 634
- 635
- 636
- 637
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










