-
Maqedoni 10.04.2025 10:35
Zjarri i madh përballë Qendrës Klinike
Një zjarr i madh ka shpërthyer përballë Qendrës Klinike në Shkup.Në vendngjarje ndodhet një ekip policie, si dhe qytetarë të shqetësuar nga pallatet aty pranë.Ala nuk ka informata zyrtare se si është shkaktuar zjari. -
Maqedoni 10.04.2025 09:04
Komunikacioni po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM. -
Maqedoni 10.04.2025 08:53
Parashikimi i motit
Dita e enjte me mot pjesërisht të vranët ku nuk do të mungojnë edhe periudhat me diell. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në malet më të larta do të ketë borë të dobët. -
Maqedoni 09.04.2025 20:52
Vijon periudhë me mot të ngrohtë dhe stabil
Drejtoria për Hidrometeorologjike e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se vendin, gjatë periudhës që vijon, do ta përfshijë moti i ngrohtë dhe stabil.
Nëse sot kemi pasur vranësira dhe erë të dobët, por me periudha me diell, nga nesër temperaturat do të shënojnë rritje.
-
Maqedoni 09.04.2025 20:29
Banesat në Shkup në tremujorin e parë janë shtrenjtuar për 19,4 për qind në nivel vjetor, në tremujor për 7,2 për qind
Çmimet e banesave në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur për 7,2 për qind në nivel tremujor, ndërsa për 19,4 për qind në vit në nivel vjetor, sipas Indeksit të çmimeve të banesave të Bankës Popullore.
-
Maqedoni 09.04.2025 18:11
Gashi takon Kllakoçar-Zupançiç, Sllovenia mbështet RMV-në në rrugën drejt BE-së
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka pritur në takim homolegen e tij sllovene Urshka Kllakoçar Zupançiç, e cila qëndroin për vizitë zyrtare në Shkup. Procesi euro-integrues I vendit si dhe përforcimi i marrëdhënieve parlamentare kanë qenë temat kryesore në takim
-
Maqedoni 09.04.2025 16:39
Dje policia ka shqiptuar rreth 900 gjoba për shkelje të rregullave në trafik
MPB Maqedoni njofton se dje (08 prill), zyrtarët policorë kanë lëshuar gjithsej 895 urdhërpagesa në kuadër të kontrolleve intensive në komunikacion, pas masave të marra në zbatim të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete. -
Maqedoni 09.04.2025 15:45
Ulja e dënimit për Pajazitin, PThP: Aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia
Prokuroria mendon se ka arsye për t'u ankuar në një gjykatë më të lartë pas dënimit të ulët të shqiptuar ndaj Mensur Pajazitit, i cili u dënua me dy vjet burg për vrasjen e 22-vjeçares, Teodora Ristevska nga Tetova. -
Maqedoni 09.04.2025 15:33
“Kush është i radhës?”, paraqet kërkesë në Qeveri, qytetarët duhet t’i dinë lokalet e sigurta
Lëvizja qytetare “Kush është i radhës?” do të fillojë gradualisht me dorëzimin e kërkesave për zjarrin në Koçan, ku humbën jetën 61 persona.
-
Maqedoni 09.04.2025 15:22
Skandali në geriatri, Prokuroria kërkon paraburgim për Arifin
Prokuroria Publike kërkon paraburgim për drejtorin e Geriatrisë, Muhsin Arifi, dhe një person tjetër për të cilin ka hapur hetim për pranim të ryshfetit për sigurimin e shtratit në spital.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 707
- 708
- 709
- 710
- 711
- 712
- 713
- 714
- 715
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










