Sport

  • Futboll 05.05.2026 15:07

    Minnesota fiton në fushën e San Antonios, Nju Jorku fiton tri ndeshje rresht me +25

    Kanë nisur sot ndeshjet e para gjysmëfinale play off në NBA. Në Konferencën e Lindjes, skuadra e New York arriti një fitore të thellë 137-98 në shtëpi ndaj Philadelphia dhe avansuan me 1:0 në serinë prej katër fitoreve.

  • Hendboll 05.05.2026 14:53

    Titulli në kupën evropiane të EHF do të vendoset në Ohër

    Klubi i Hendbollit Ohri u kualifikua në finalen e Kupës Evropiane të EHF, ku për kundërshtar ka ekipin e Tatabanya. Sot, përmes shortit, u vendos se cila skuadër do të jetë mikpritës i ndeshjes së parë dhe cila e ndeshjes së dytë finale.

  • Hendboll 05.05.2026 14:49

    Hendboll, Vardari në një mision gati të pamundur

    Hendbollistët e Vardarit, sonte në mbrëmje do të kenë një detyrë të vështirë në fushën vendase në Shkup, për të përmbysur disavantazhin prej dhjetë golash kundër Montpellier pas ndeshjes së parë të çerekfinales në EHF European League.

  • Futboll 05.05.2026 14:30

    Arsenal – Atletico Madrid, sonte vendoset finalisti i parë i kampionëve

    Sonte nga ora 21:00, Arsenal pret Atletico Madrid në Londër, në ndeshjen vendimtare të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 1-1 në takimin e parë.

  • Futboll 04.05.2026 16:42

    Mitrovski sërish shënon gol në Slloveni

    Sulmuesi shkupjan Dimitar Mitrovski, që luan tek skuadra e Olimpias nga Lubljana edhe në këtë fundjavë ka shënuar gol në fanellën e skuadrës nga kryqendra sllovene.

    Kësaj radhe ai shënoi gol në fitoren e lartë 3:0 të skuadrës së tij ndaj Primorjes.

  • Tenis 04.05.2026 16:31

    Sinner në Madrid shkruan historinë

    Tenisti italian Jannik Sinner, numri 1 në botë për meshkuj, fitoi të dielën në turneun Masters 1000 në Madrid. Në finale, ai mposhti me lehtësi 2-0 (6-1, 6-2) gjermanin Alexander Zverev, një ndeshje që zgjati më pak se një orë.

  • Basketboll 04.05.2026 16:20

    Detroiti dhe Klivlendi kalojnë në gjysmëfinale

    Janë luajtur dy ndeshjet e fundit çerekfinale play off në NBA, të dyja në Konferencën e Lindjes, duke përcaktuar edhe dy ekipet e fundit që kualifikohen në fazën gjysmëfinale.

  • Formula 1 04.05.2026 15:41

    Antonelli fiton garën e tretë rradhazi

    Italiani 19-vjeçar, Kimi Antonelli, ka triumfuar në garën e tretë rresht në Formula 1 në këtë sezon. Piloti i Mercedesit fitoi në Grand Prix të Miamit, para Lando Norrisit të McLarenit. Garën e parë sezonale e fitoi kolegu I tij britaniku George Russell. 

  • Futboll 04.05.2026 15:28

    Interi kampion i Italisë

    Me fitoren  2:0 ndaj Parmës, skuadra e Interit matematikisht ka siguruar titullin e kampionit në Itali.

    Ndeshja i takoi xhiros së 35-të të Serie A. Tri xhiro para fundit, Interi është lider me 82 pikë, plot 12 më shumë se Napoli i vendit të dytë.

  • Futboll 04.05.2026 15:25

    Arbër Hoxha shënon për kampionin kroat

    Arbër Hoxha ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit të Kroacisë. Skuadra e tij Dinamo Zagreb, në tarnsfertë me 3:1 e mundi Gorica, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 33-të.

    Hoxha realizoi në minutën e pestë për 1:0, ndërsa luajti deri në minutën e 68-të.

Pages