I është dhënë sot lamtumira e fundit futbollistit të Vushtrrisë, Erjon Morina.
Pas sulmit kardiak që e pati disa javë më parë, futbollisti i deritashëm i Vushtrrisë nuk i’a doli dot.
I është dhënë sot lamtumira e fundit futbollistit të Vushtrrisë, Erjon Morina.
Pas sulmit kardiak që e pati disa javë më parë, futbollisti i deritashëm i Vushtrrisë nuk i’a doli dot.
Dommaraju Gukesh, vetëm 18 vjeç, ka hyrë në histori si kampioni më i ri botëror në shah, duke thyer rekordin legjendar të Garry Kasparovit Në një përballje dramatike trejavore në Singapor, ai triumfoi kundër kampionit në fuqi, Ding Liren, në finalen e Kampionatit Botëror të Shahut.
Kanadezja Samer Mekintosh ftoi medalje e artë me rekord të ri botëror në notin e 200metrave delfin. Mekintosh triumfoi me kohën 1:59,32 minuta, që paraqet rekord të ri botëror, Ishte kjo fitorja e saj e dytë në këtë botëror me po aq rekorde bote.
Maqedonia do të njohë nesër kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet në selinë qëndrore të FIFA-s në Cyrih nesër në ora 12:00.
Faza e Ligës së Uefa Champions League uli siparin e raundit të 6 të saj, duke mbyllur sfidat sa i takon këtij viti. Tashmë 180 minutat e fundit do të luhen në fundin e muajit Janar, në një periudhë të pazakontë për kompeticionin e kampionëve.
Mbrëmjen e kaluar janë luajtur edhe dy takimet e tjera çerekfinale të NBA-Cup, duke përcaktuar 4 skuadrat më të mira që avancojnë në gjysmëfinale.
Sulmuesi (Sparta Praga) kosovar Albion Rrahmani e ka shënuar golin e parë në fazën garave me pikë të Ligës së Kampionëve.
Kampionia e Çekisë humbi 4:2 nga Feyenoordi në Holandë, në kuadër të xhiros së gjashtë të kampionëve. Rrahmani luajti deri në minutën e 77-të për Spartën.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli nuk është më trajner i KF Drenicës.
Klubi nga Skenderaj përmes një njoftimi, ka bërë më dije se e ka liruar Bylbyl Sokolin nga pozita e kryetrajnerit të këtij klubi.
Një tjetër mirënjohje të madhe nga FIFA ka marrë organizata e arbitrave në Federatën e Futbollit të Maqedonisë.
Dy nga gjyqtaret tona kanë marrë zyrtarisht shiritin e FIFA-s, i cili u mundëson atyre të japin drejtësi në garat ndërkombëtare.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal në mesin e dhjetorit do të luajë dy ndeshje kundër Holandës dhe Andorrës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2026.