-
Botë 04.06.2024 11:58
Armëpushimi në Gazë, ShBA-ja kërkon mbështetje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Shtetet e Bashkuara i kërkuan Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ta mbështesë planin trefazor, të shpallur nga presidenti Xho Bajden, që synon t’i japë fund luftës gati tetëmujore në Gazë. -
Botë 04.06.2024 11:33
Moska shënon ditën më vdekjeprurëse në Ukrainë, 270 ushtarë rusë të vrarë në 24 orë
Vladimir Putin ka humbur më shumë se 1.200 trupa në vetëm 24 orë, duke shënuar ditën më vdekjeprurëse të Rusisë në luftën e saj me Ukrainën. -
Botë 04.06.2024 11:11
Ekuador, deputeti dhe gruaja e tij qëllohen për vdekje
Kongresmeni 34-vjeçar, Kristian Nieto, u qëllua për vdekje në Ekuador pak minuta pasi dha një intervistë në një cirk plot me fëmijë. Në një video të postuar në rrjetet sociale, duken fëmijët teksa hyjnë në cirk kur papritur dëgjohen disa të shtëna dhe britma.
-
Botë 04.06.2024 10:10
Tërmet në Zvicër, ndjehet edhe në Itali
Një tërmet me magnitudë 4.2 është regjistruar në orën 2.34 të mëngjesit në Zvicër dhe është ndjerë edhe në Itali. -
Botë 04.06.2024 09:50
Zgjedhjet më të mëdha në botë, Modi pritet të sigurojë mandatin e tretë radhazi si kryeministër
Aleanca e udhëhequr nga Partia Bharatiya Janata (BJP) e kryeministrit indian, Narendra Modi, pritet ta ketë shumicën në Dhomën e Ulët të Parlamentit, raportojnë kanalet televizive në Indi, duke u thirrur në rezultatet preliminare të zgjedhjeve. -
Botë 04.06.2024 09:29
Në prag të zgjedhjeve, BE-ja thotë se Rusia po përhap dezinformata
Qeveritë evropiane thonë se Rusia po përhap dezinformata përpara se Bashkimi Evropian t’i mbajë zgjedhjet për Parlamentin Evropian nga data 6 deri më 9 qershor. -
Botë 03.06.2024 21:37
Izraeli konfirmon vdekjen e katër pengjeve tjera izraelite në Gaza
Ushtria e Izraelit ka thënë se ka marrë vesh për vdekjen e katër pengjeve tjera që janë marrë prej Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – më 7 tetor të vitit të kaluar.
-
Botë 03.06.2024 21:02
Ndryshimet klimatike: Temperatura të larta dhe ciklone në Indi, rreth 100 viktima nga i nxehti
Vala e të nxehtit ka përfshirë Indinë. Raportohet se më shumë se 100 njerëz kanë humbur jetën nga temperaturat e larta, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë, janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Gati 25,000 njerëz raportohet se janë të sëmurë.
-
Botë 03.06.2024 20:24
Rrufeja plagos 18 persona në Çeki
18 persona mbetën të plagosur në Republikën Çeke pasi një pemë nën të cilën ishin strehuar u godit nga rrufeja.
Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në parkun e kështjellës Liberec-Vratislavice, që ndodhet në rajonin verior të Liberec rreth 90 km në veri-lindje të kryeqytetit Pragë.
-
Botë 03.06.2024 19:58
Zjarret pushtojnë Kaliforninë, digjen hektarë të tëra me pyje e shkurre
Ndonëse ende nuk jemi në kulmin e verës, zjarret janë rikthyer furishëm në Kaliforni, duke detyruar autoritetet të rrisin gatishmërinë, për një sezon të vështirë.
Të paktën 14 mijë hektarë janë djegur shumë pranë San Franciscos si pasojë e zjarreve që pushtuan zonën gjatë fundjavës.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1142
- 1143
- 1144
- 1145
- 1146
- 1147
- 1148
- 1149
- 1150
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










