Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev njoftoi se 16 fshatra të tjerë janë çliruar nga pushtimi i Armenisë në vazhdën e operacioneve për çlirimin e territoreve të pushtuara.
-
Botë 08.11.2020 14:42
Ushtria e Azerbajxhanit çliron 16 fshatra të tjerë nga pushtimi armen
-
Botë 08.11.2020 14:16
Lion: I dyshuari pranon se ka sulmuar priftin për shkak të një mospajtimi personal
Një i dyshuar ka pranuar se është autor i të shtënave kundër një prifti ortodoks grek në qytetin francez, Lion javën e kaluar, për shkak të një mospajtimi personal, kanë thënë prokurorët.
-
Botë 08.11.2020 13:09
Biden do të prezantojë task-forcën për koronavirus javën tjetër
Demokrati Joe Biden ka thënë se javën tjetër do të prezantojë një task-forcë të këshilltarëve për të zhvilluar planin e tij për luftim të pandemisë së koronavirusit.
-
Botë 07.11.2020 19:31
Xho Bajden presidenti i ri i SHBA-së
Xho Bajden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, pas fitores së fundit që shënoi në Filadelfi, në shtetin ku ai lindi e që i mundësoi ta çoj në 274 numrin e votave elektorale nga 270 sa janë të nevojshme për të fituar garën presidenciale.
-
Botë 07.11.2020 19:11
Në Botë rriten shifrat “Covid 19”, në disa shtete pakënaqësi për kthimin e masave
Grekët kanë filluar ti lëshojnë qytetet e mëdha në vend, duke shkuar në zonat bregdetare për shkak të bllokimit tre javor në të gjithë vendin.
Në Selanik kishte përplasje mes policisë dhe disa protestuesve të revoltuar për kthimin e masave për parandalimin e koronavirusit.
-
Botë 07.11.2020 18:41
Zgjedhjet në SHBA, Bajden pret fitore bindëse
Kandidati demokrat për president, Joe Biden, beson në fitoren e tij në zgjedhjet amerikane, madje me një dallim të thellë kundrejt presidentit aktual, Donald Tramp. Por kandidati demokratik ka thënë se ende është shumë herët të shpallë fitoren për shkak të numërimit të votave
-
Botë 07.11.2020 18:13
“Covid 19” në Kosovë, 12 viktima, 491 të infektuar, 66 të shëruar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 12 persona kanë humbur jetën, janë testuar 1137 monstra dhe raportuar 491 raste të reja të infektuarve me covid 19.
-
Botë 06.11.2020 19:12
Botë, mbi 49 milionë të infektuar me "Covid 19"
Në Itali ka nisur zbatimi i masave të reja anti-Covid të cilat kanë ndarë vendin në tre territore risku pandemik që i klasifikon në zona me një përhapje infektimi të pakontrolluar, me një situatë kritike të virusit e në zona më gjëndje më të moderuar të nivelit të emergjencës shëndetësore.
-
Botë 06.11.2020 18:48
Shqipëri, 489 raste të reja, shifër e paregjistruar më parë
Në Shqipëri regjistrohet një tjetër rekord i zi me 489 raste të reja pozitive me “Covid 19”. Sa i përket viktimave, 6 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.
Situatë e rënduar edhe në spitalet Covid, ku po trajtohen 350 persona.
-
Botë 06.11.2020 18:32
Austri, mbyllen xhamitë e frekuentuara nga Fejzullai
Qeveria e Austrisë urdhëroi mbylljen e dy xhamive, të frekuentuara nga terroristi që vrau katër persona në Vjenë.
Dy xhamitë ndodhen në periferi të Vjenës - njëra quhet Melit Ibrahim në rrethin Otakring dhe tjetra Tewhid në zonën Majdling.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2704
- 2705
- 2706
- 2707
- 2708
- 2709
- 2710
- 2711
- 2712
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










