Policia e Kosovës është duke e kryer një operacion në Telekomin e Kosovës.
Këtë e bëri të ditur për RTKlive, Bajram Krasniqi, nga Policia e Kosovës.
Krasniqi bëri me dije se ky operacion është duke u zhvilluar në bazë të një vendimi nga Institucionet gjyqësore të Kosovës.










