-
Botë 28.01.2020 20:57
Sulm vdekjeprurës i talibanëve kundër policisë afgane
Së paku shtatë policë afganë u vranë, kur militantët talibanë sulmuan stacionin e tyre në provincën Baglan të Afganistanit, njoftuan autoritetet. -
Botë 28.01.2020 19:44
Policia franceze u përlesh me protestuesit
Policia franceze u përlesh me zjarrfikësit që protestuan të martën në Paris, me kërkesën për rritjen e pagave, dhe përmirësimin e kushteve të punës.
-
Botë 28.01.2020 19:17
Gjermani, u konfirmua rasti i parë i koronavirusit
Zyra e shëndetësisë në Bavari konfirmoi se me virusin është infektuar një banorë i Shtarnbergut, vend që gjendet tridhjetë kilometra nga Munihu.
Pacienti tani për tani është në gjendje të mirë dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve.
-
Botë 28.01.2020 13:41
Tjetër tërmet në Turqi
Pas tërmetit që goditi vendin më 24 Janar, Turqia është lëkundur sërish sot. Një tërmet me magnitutë 4.8 të shkallës Rihter tronditi provincën perëndimore të Manisës. -
Botë 28.01.2020 12:36
Virusi/ Hong Kong do të mbyllë përkohësisht disa nga kufijtë e saj me Kinën
Shefja e ekzekutiv it të Hong Kong-ut, Carrie Lam tha të martën se qeveria “do të mbyllë” përkohësisht disa nga kufijtë e saj me Kinën dhe lejet e udhëtimit për turistët. -
Botë 28.01.2020 11:56
Trump, do të publikojë planin e paqes në Lindjen e Mesme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të shpalosë sot planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme, edhe pse udhëheqësit palestinezë e kanë refuzuar atë.
-
Botë 28.01.2020 11:43
Kinë, rritet në 106 numri i të vdekurve nga koronavirusi
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 106, ndërkohë që numri i rasteve të infektuara pothuajse u dyfishua brenda ditës.
-
Botë 28.01.2020 10:19
Prishtinë, sot edhe një përpjekje për krijimin e qeverisë
Pasi edhe dje takimi i mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti me kreun e LDK-së Isa Mustafa ka përfunduar pa marrveshje, dy partitë janë pajtuar që sot të mbahet edhe një takim ku do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët e Quint-it.
-
Botë 27.01.2020 22:01
Për shtatë milion banorë të Etiopisë është e domosdoshme ndihmë ushqimore
Pothuajse shtatë milion njerëz në Etiopi kanë nevojë të domosdoshme për ndihmë ushqimore për shkak të thatësirës të përsëritur. -
Botë 27.01.2020 21:36
SHI u bën thirrje luftëtarëve të vet të sulmojnë hebrenj
Organizata xhihadiste Shteti islamik thuhet se u bën thirrje luftëtarëve të vet dhe myslimanëve të sulmojnë hebrenj dhe lagje hebraike, dëgjohet në audio xhirimin e publikuar sot, për të cilin thuhet seështë zëri i zëdhënësit të SHI-së, Abu Hamza al-Kuraishi.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2989
- 2990
- 2991
- 2992
- 2993
- 2994
- 2995
- 2996
- 2997
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










