-
Botë 30.12.2019 20:17
2019, fundi i dekadës fatale për fëmijët
UNICEF-i apo Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, njofton se prej fillimit të dhjetëvjeçarit që po mbyllet janë konstatuar mbi 170 mijë shkelje me pasoja të rënda për jetën e tyre, duke nisur nga vrasja në luftëra, te gjymtimi e deri te dëbimi me dhunë nga shtëpia. -
Botë 30.12.2019 19:25
Kroaci, gjashtë vite burg për ish kryeministrin Sanader
Një gjykatë kroate e ka dënuar ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader, me gjashtë vjet burgim, për pranimin e një ryshfeti prej disa miliona dollarësh, gjatë kohës sa ishte në detyrë. -
Botë 30.12.2019 19:10
Shqipëri, rreth 10 mijë banorë Vitin e Ri do ta presin në çadra
Rreth 10 mijë banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në çadra. Deklarata u bë gjatë mbledhjes së tretë të Komitetit Kombëtar për Rindërtimin nga ministri Bledi Cuci. -
Botë 30.12.2019 15:57
Kryqi i Kuq, 105 fëmijëve iu plotësuan dëshirat
105 fëmijë pa përkujdesje prindërore morën dhurata për Vitin e Ri në Qendrën Tregtare “Ramstore”, përmes projektit "Pema magjike e dëshirave" të organizuar nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, për të 11 vit me radhë. -
Botë 30.12.2019 14:43
Ushtria amerikane sulme në Irak dhe Siri!
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë kryer “sulme precize të mbrojtjes” kundër pesë shënjestrave në Irak dhe Siri, që kontrollohen nga grupi paramilitar Kata’ib Hezbollh, që përkrahet nga shiitët iranianë. -
Botë 30.12.2019 14:00
Thaçi ftoi Kurtin për herë të tretë në takim. Kurti: Me Thaçin mund të takohem më 6 janar
Në letrën e presidentit Thaçi thuhet se “Me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për kryeministër për formimin e Qeverisë së Kosovës, ju ftoj sërish për takim konsultativ më datën 31 dhjetor 2019 në ora 10”. -
Botë 30.12.2019 12:01
Uashingtoni paralajmëron Phenianin: Jo prova me raketa
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien tha të dielën se ai nuk dëshiron të spekulojë lidhur me kërcënimin e Phenianit për një “dhuratë Krishtlindjesh” për Shtetet e Bashkuara, por shtoi se Uashingtoni do të “zhgënjehej shumë” nëse Pyongyang teston një raketë bërtha
-
Botë 30.12.2019 11:02
Rreth 30 migrantë shpëtohen në La Manche
Të paktën 30 migrantë, të cilët po përpiqeshin të mbërrinin në brigjet angleze në bordin e dy barkave, u shpëtuan sot në La Manche, njoftuan autoritetet franceze.
-
Botë 30.12.2019 10:06
Teksas, sulm i armatosur në kishë, 3 të vdekur
Dy besimtarë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në Teksas, pasi një person ka nisur sulm me armë zjarri brenda një kishe të populluar me shumë njerëz.
Mediat amerikane kanë raportuar se pjesëtarët e armatosur brenda kishës e kanë qëlluar sulmuesin për vrasje.
-
Botë 29.12.2019 19:23
Valë e re refugjatësh nga Siria, Gjermania u përgjigjet presioneve turke
Lufta për rajonin sirian të Idlibit ka detyruar mijëra vetë të marrin arratinë drejt Turqisë.
Presidenti Erdogan e sheh të rrezikuar marrëveshjen e refugjatëve me BE, ndërkohë që ajo u shërben të dyja palëve.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 3018
- 3019
- 3020
- 3021
- 3022
- 3023
- 3024
- 3025
- 3026
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










