Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në adresimin e tij me rastin e fundvitit, ka bërë të ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ftesës së tretë, është pajtuar që takimi ndërmjet tyre të mbahet të hënën, më 6 janar, në orën 15:00.
Mijëra protestues irakianë u mblodhën para Ambasadën së Sh.B.A-ve në Bagdad, në shenjë revolte ndaj sulmeve ajrore vdekjeprurëse amerikane këtë javë që vranë 25 luftëtarë nga një grup militant shiit në Irak i mbështetur nga Irani.
Thuhet se katër nga të shpëtuarit nuk pësuan lëndime të rënda, ndërsa dy të tjerë u transportuan në një spital aty pranë dhe janë në gjendje të stabilizuar.
He Jiankui njoftoi në nëntor 2018 se kishte arritur të sillte në jetë dy binjake me ADN të modifikuar, për t’i bërë ato rezistente ndaj virusit të SIDA-s, nga i cili ishte infektuar babai i tyre.
Një zjarr i madh në qytezën Mallakuta është zgjeruar shumë afër shtëpive. Banorët lokalë e kanë përshkruar përvojën e strehimit nëpër barka si të “tmerrshme”.
Këshilli Episkopal i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka dëbuar nga radhët e saj përfaqësuesit e qeverisë malazeze dhe deputetët që u rreshtuan në krah të ligjit të Fesë, të miratuar në parlament pavarësisht trazirave dhe kundërshtimeve të deputetëve pro-serbë.