Viktimat civile në Ukrainë nga bombardimet ruse janë rritur me 26% gjatë vitit 2025.
Shifrat janë publikuar nga Organizata për Veprimin kundër Dhunës së Armatosur, (Action on Armed Violence (AOAV)), e cila monitoron konfliktet në nivel global.
Ekipi negociator i Ukrainës është nisur drejt Gjenevës për një raund të ri bisedimesh trepalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë. Lajmin e bëri të ditur kreu i delegacionit, Rustem Umerov.
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së saj dhe e ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës.
Një ortek ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së sotme në Luginën e Aostës, duke lënduar të paktën tre skiatorë që ishin jashtë pistës në kulloin e Vesses, mbi Courmayeur në Val Veny. Dy prej tyre humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë.
Tankeri me flamur panamez Veronica III, i cili dyshohet se kishte lidhje me Iranin dhe Rusinë dhe u përpoq të shkelte sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, u sekuestrua nga forcat e Departamentit të Luftës në orët e para të së dielës.
Kievi dhe Moska vazhdojnë të shkëmbejnë sulme dhe akuza pavarësisht përpjekjeve diplomatike për paqe. Ndërkohë, Zelensky u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Rubio, në Mynih.
Një raund i ri bisedimesh midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjenevë, i organizuar nga Omani, u konfirmua të martën nga ministria e jashtme zvicerane.
Qytetarët në Sarajevë protestuan pas një aksidenti tragjik ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur, pasi një tramvaj doli nga binarët, u përplas me një automjet dhe më pas goditi një grup këmbësorësh.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ranë dakord në një takim në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, se SHBA-të do të punojnë për të ulur eksportet e naftës së Iranit në Kinë, raportoi Axios, duke cituar dy zyrtarë amerikanë të informuar për këtë çështje.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është distancuar nga kritikat e kancelarit gjerman Friedrich Merz ndaj SHBA dhe projektit “MAGA” të Donald Trump, duke theksuar se prioriteti i Evropës duhet të mbetet forcimi i rolit të saj gjeopolitik dhe rritja e përgjegjësisë në sigurinë e kontinentit.