Shiu i dendur në Mumbai të dielën shkaktoi përmbytje, bllokime të gjata trafiku dhe ndërprerje në shërbimet lokale të trenave dhe operacionet e fluturimit.
Veç këtyre, sipas raportimeve, atje është bërë edhe mbyllja e disa shkollave.
Më 8 korrik, më shumë se 4.000 pjesëmarrës u nisën nga Nezuk, afër Tuzllës, në marshin prej 100 kilometrash drejt Srebrenicës. “Marshi i Paqes” organizohet për të nderuar viktimat e gjenocidit të vitit 1995 të kryer në zonën që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara.
Një breshëri sulmesh raketore ruse goditi objektivat në qytete në mbarë Ukrainën, duke përfshirë një spital për fëmijë në Kiev, duke vrarë të paktën 20 njerëz dhe plagosur 50 të tjerë, tha ministria e Brendshme.
Një numër i madh demokratësh, që po rritet nga dita në ditë po shpresojnë që udhëheqësit e Kongresit madhe dhe vetë ish-presidenti Obama t’i luten Joe Biden që të heqë dorë nga rikandidimi për Shtëpinë e Bardhë brenda ditës së premte.
Më shumë se gjysma e popullsisë hungareze mendon se Ukraina është një kërcënim më i madh për Hungarinë sesa Rusia, tregon një studim i publikuar së fundmi nga Policy Solutions, një institut hungarez.
Trupat e të paktën shtatë personave janë gjetur në zona të ndryshme në qytetin port jugor të Meksikës, Acapulco, i cili është goditur rëndë prej vitesh nga plaga e krimit të organizuar, thanë autoritetet.