Presidenti Vladimir Putin tha të enjten nga Astana se Rusia nuk është në kushte të pranojë një armëpushim në Ukrainë derisa Kievi të ndërmarrë hapa që janë të pranueshëm për Moskën.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë për në Moskë më 5 korrik, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, tha një burim nga Qeveria hungareze për Radion Evropa e Lirë.
Policia në Indi tha sot se ka arrestuar gjashtë organizatorët e eventit tragjik ku 121 njerëz humbën jetën në një grumbullim fetar në rajonin verior Uttar Pradesh.
Një alarm ra mesditën e së enjtes në Pallatin e Versajës në Paris, ku policia ndërhyri dhe evakuoi qytetarët që ndodheshin në të. Policia theksoi se bëhet fjalë për një incident që cënon sigurinë.
Me pranga në duar, vendosur pas shpine, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar me policë, hyri në orën 09:30 në ambientet e Policisë së Tiranës.
Qendrat e votimit janë hapur në Britaninë e Madhe për miliona qytetarë që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e përgjithshme. Votuesit ne Britani do t’i zgjedhin 650 deputetë për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar në Parlament.
Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar disa aktivitete pranë shtatores së ish-presidentit, Bill Klinton, në Prishtinë me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së. Me këtë rast, togu ceremonial i FSK-së ngriti flamurin e ShBA-së.