Aksident

Dy persona e kanë humbur jetën, dy janë lënduar rëndë në një aksident rrugor në fshatin Palçishtë të Tetovë

Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar në një aksident rrugor që ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 04:00 në fshatin Pallçishtë të Tetovës.
 
Sipas informacioneve fillestare nga policia e Tetovës, një automobil "BMV" me targa të Tetovës e ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, me ç'rast dy persona vdiqën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore.
 
Në vijim është ekspertiza nga ana e policisë dhe Prokurorit publik.
 

Pages