Komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Nga atje thonë se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Nga atje thonë se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Sot në Kuvendin e RMV-së seancë do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për mbrojtje dhe siguri, për transport, transformim dixhital, mjedis dhe planifikim hapësinor, si dhe Komisioni Ligjor dhe Legjislativ.
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 51 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat tetë janë aktive, shtatë janë nën kontroll dhe 36 janë shuar.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi perëndimor.
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri hedhjesh raketash nga ajri mbi Gazën.
Kamboxhia dhe Tajlanda akuzuan njëra-tjetrën për nisjen e sulmeve me artileri në zonat kufitare të diskutueshme, disa orë pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se udhëheqësit e të dy vendeve kishin rënë dakord të punonin drejt një armëpushimi.
Për të tretën ditë me radhë, vendi po përballet me një valë të fuqishme të të nxehtit, me temperatura që në disa rajone arrijnë deri në 43 gradë Celsius.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Maqedonisë ka paralajmëruar se që nga nesër do të ketë ndryshim të theksuar të motit.
Nga DPHM-ja thonë se do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, jostabil dhe kohë pas kohe me kushte për reshje të shiut.
Ka hyrë në fuqi sot, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përmes të cilit u ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me Seancën Konstituive.
Krahasuar me verën e kaluar, këtë vit Struga po përballet me një rënie të ndjeshme të numrit të turistëve, çka po reflektohet edhe në kapacitetet e paplotësuara të akomodimeve dhe në aktivitetin e ulët të bizneseve lokale që varen nga turizmi sezonal.